Hija e D’Alemas? Pashalimani i falet një biznesmeni italian nën hetim nga prokuroria, pjesë e monopolit të bitcion

Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë vendim që t’i japë 25 hektarë nga baza e Pashalimanit një biznesmeni italian që aktualisht po hetohet nga prokuroria italiane për falimentim, mashtrues me dëm mbi 20 milionë euro. Biznesmeni quhet Dante Mazzitelli. Flitet D’Alema me zyrat te Pallati i Kulturës është dhe pjesë e monopolist të bitcoin në Shqipëri me familjarë të zyrtarëve të rëndësishëm të shtetit.

Ndërsa shqiptarët u dehën një ditë më parë me propagandën se si një algoritëm i pakorruptueshëm do t’i jepte fund hajdutërisë me tenderat publik dhe kryeministri kapi faqet e para të mediave ndërkombëtare për idenë e tij gjeniale, në krahun tjetër biznesi, ose më mirë plaçkitja, vazhdon si zakonisht.Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë vendim që t’i japë 25 hektarë nga baza ePashalimanit një biznesmeni italian që aktualisht po hetohet nga prokuroria italiane për falimentim, mashtrues me dëm mbi 20 milionë euro. Biznesmeni quhet Dante Mazzitelli, një ndërtues nga bari, që njëkohësisht është edhe pronari i televizionit Telebari, raporton “Kapitali“.Në qershor të vitit 2021, Mazzitelli themeloi në Shqipëri një kompani të quajtur Meta Resorts Albania. Kompania i kishte vënë syrin një nga perlave më të lakmuara të bregdetit shqiptar, Pashalimanit. Dhe e arriti.Javët e fundit, Komiteti i Investimeve Strategjike, miratoi statusin e investitorit strategjik të kompanisë Meta Resort Albania duke i dhënë biznesmenit italian 25 hektarë tokë shtetërore, në një zone, e cila mbrohej nga disa ligje njëkohësisht. Kjo në foto është zona që i falet kompanisë.Në vendimin për miratimin e statusit, zbulohen detajet e një rrëmbimi, i cili nuk pyet as për prona ushtrie dhe as për monumentet e kulturës”.Por tjetërsimi i pronave të ushtrisë nuk është problemi i vetëm ligjor i resortit. E gjitha gjurma e resortit shtrihet në një zonë të mbrojtur të kategorisë së parë. “Gjurma e synuar i mbivendoset qytetit antik të Orikumit, dhe Lagunës në juglindje të tij. Qyteti Antik Orikut është shpallur Park Arkeologjik. Ky i fundit ka statusin Monument Kulture Kategoria I,” pranohet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.Përtej kësaj, gjurma prek edhe Kepin e Shën Gjergjit, i cili bën bën pjesë në zonën e mbrojtur Rezervat Natyror i Menaxhuar (RNM) “Karaburun” (kategoria IV).Por pavarësisht të gjitha këtyre ndalesave ligjore, Komiteti i Investimeve Strategjike nuk ka hezituar fare duke e miratuar projektin. “Në përfundim, pasi u njoh me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi Miratimin e Statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” për projektin e investimit “Pashaliman Laguna Eko Resort”, me subjekt “Meta Resorts Albania” thuhet në vendim.

Hija e D’Alemas

NOA

Flitet D’Alema me zyrat të Pallati i Kulturës është dhe pjesë e monopolist të  bitcoin në Shqipëri me familjarë të zyrtarëve të rëndësishëm të shtetit.  Vite më parë, mediat në Itali shpërthyen një polemikë të vërtetë teksa publikuan një foto të ish kryeministrit Massimo D’Alema me pushime në Saint Moritz. Në foto shfaqej D’Alema, Dante Mazzitelli dhe bashkëshortet e tyre.Në atë kohë, gazetat shkruanin se D’Alema kishte qenë për pushimet dimërore në hotel Bernina, që zotërohet pikërisht nga Dante Mazzitelli dhe familja e tij. Nuk dihet nëse pas suksesit të biznesmenit italian për të marrë një nga zonat më të bukura, por njëkohësisht edhe më të vështira dhe thuajse të pamundura ligjërisht, i dedikohet D’Alemas.Verën e vitit të kaluar, mediat italiane publikuan një lajm se D’Alema kishte synim ndërtimin e një resorti në bregdetin shqiptar të Vlorës, shkruan Kapitali.