Me ardhjen e Ministres viruale për tenderat Diella,Agolli po nxiton të avullojë miliona para se Diella t’i marrë ekskluzivitetin me firmosjen e milionave. Ndaj Drejtori Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, nxjerr jashtë loje 20 kompani dhe bashkime operatorësh që aplikuan në tenderin e fundit me vlerë afro 1.3 miliardë lekë për ndriçimin e Drenovës.
Drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) Dritan Agolli, nxjerr jashtë loje 20 kompani dhe bashkime operatorësh, që aplikuan në tenderin e fundit me vlerë afro 1.3 miliardë lekë për ndriçimin e Drenovës. Këtë e bëri për të favorizuar mikun e tij nga Korça, Ali Xhengon sipas gijotina.“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kjo është mënyra e veprimit në këtë tender, sipas klasifikimit që ka bërë Open Data Albania. Për më tepër, procedura është qëndisur me një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Ky është tender për vendosjen e një linje ndriçimi në fshatin Drenovë të Korçës, si dhe për instalimin e një pompe për largimin e ujërave të zeza, po ashtu të një mini impanti për pastrimin e tyre. Zyrtarisht, prokurimi ka si objekt “Përmirësimin e transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare: Lot 6 -Infrastruktura 1: Ndërtimi i godinave dhe parkut të “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative” Drenovë, Korçë. Për të marrë pjesë në këtë tender paraqitën ofertat 20 kompani që synonin fondin 124,707,687 lekë pa TVSH të përllogaritur për këto punime. Në këtë lot, sipas preventimit të punimeve do të hiqet linja e vjetër elektrike dhe do të instalohet ndriçim në një gjatësi afro 1 km. Pjesë e projektit është edhe vendosje e një pompe për largimin e ujërave të zeza, si dhe të një impianti për pastrim biologjik të këtyre ujërave me kapacitet 1250 persona.

Xhengo fiton me ofertën më të shtrenjtë
Tenderi është mbajtur më 2 korrik 2025, por duke qenë se fituesi dihej qysh më parë, nuk ka pasur shumë punë për komisionin e vlerësimit të ofertave. Sipas dokumenteve, bashkimi i operatorëve ekonomik kontraktues XHENGO sh.p.k (78.1%) dhe NIEM sh.p.k (21.0%) paraqiti ofertën 86,631,026 lekë pa TVSH. Ndërkohë fakti që kishte oferta të tjera më të ulëta, nuk përbënte problem, sepse në fund pikët i vendos Dritan Agolli.Theksojmë se kompania “NIKA” sh.p.k propozonte vlerën 83,550,409 lekë pa tvsh. Ndërsa “NDERTUESI 2014″ sh.p.k ka bërë ofertën 83,527,516.90 lekë pa tvsh.Edhe operatori “INA” sh.p.k, ka bërë propozim me vlerë më të ulët, 86,068,221 lekë pa tvsh. Po kështu, kompania “BE – IS” sh.p.k, me vlerën 85,660,454 lekë pa tvsh.Në këtë nivel është edhe propozimi i bërë nga bashkimi i operatorëve “HTM” sh.p.k & “A.L-ASFALT” sh.p.k me vlerë 81,540,456.28 lekë pa tvsh.Edhe firma “ED KONSTRUKSION” sh.p.k ka bërë ofertën 86,103,201.67 lekë pa tvsh, me vlerë pak më ulët se sa ajo fituese, por e vlerësuar me më pak pikë nga komisioni.
Agolli me një këmbë në SPAK
Kujtojmë se Drejtori i FShZH, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Dritan Agolli është paraqitur në SPAK në nëntor 2024. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.


















