Ekspertja: Fermerët dhe 10 ditë afat për aplikimet në bujqësi

14
Sigal

Prej fundit të muajit Mars kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur është i lartë. Por a i përmbushin skemat e ofruara pritshmëritë e fermerëve dhe a janë ato lehtësisht të aksesueshme? Anjeza Kolami, punonjëse sociale pranë grave në zonat rurale thotë se fermerët hasen në barriera që e bëjnë të vështirë përfshirjen e tyre në skemë.“Sfidat dhe barrierat janë për të gjithë fermerët, sepse kriteret janë ato që i përjashtojë. Ne duhet të arrijmë që të zgjidhim problemet e fermerit individ, pa arritur në këtë llojë koperimi, siç janë procedurat e pronësisë, aksesin që kanë gratë, barrierat që hasin kategori të ndryshme me diskriminimin etj. Pse duhet që të përjashtojmë vetëm një kategori nga derdhja e sigurimeve, siç jane fermerët që përfitojnë naftë falas dhe të mos e aplikojmë këtë për të gjtha skemat? Nëse këto nuk arrihen atëherë nuk mund të jesh gjithëpërfshirës në këto politika”.E pamjaftueshme sipas Kolamit është edhe koha apo afati i aplikimeve që do të duhej të ishte paraprirë nga një fushatë informuese.Me ndryshimet e bëra, edhe fermerët që kanë më pak se 10 krerë bagëti, apo që kanë një spërfaqe tokë të kultivuar më pak më pak se 1 hektarë mund të përfitojnë. Kushti i vetëm është që të jenë të regjistruar apo të pajisur me NIPT. Bashkimi apo aplikimi si “grup fermerësh” nuk është kushtëzues, por iu vlen atyre fermerëve, të cilët ndër vite nuk kanë përfituar, për shkak se nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, nga programet e mbështetjes këtë vit pritet që të përfitojnë 70 mijë fermerë.