Monopoli për operacionet e trombozës i jepet privatit

37
Sigal

Të sëmurësh në Shqipëri nuk ja uron as hasmit. Shteti u merr me detyrim paratë qytetarëve për sigurimet dhe ua jep sekserëve privat. Në vitin 2014, ministri Beqaj blu 7 mln euro pajisje për kirurgjinë e trombozës, por paratë u zhdukën dhe më pas shërbimi ju kalua spitalit të Allajbeut. Në 2020 Manastirliu bleu sërisht 3.2 mln euro pajisje me tender, por edhe ato u zhduken që të mos prekej monopoli. Sot kujt i bie trompoza do të paguaj 20 mijë euro tek Allajbeu i cili në total  deri në vitin 2029 do të “gllabëroj” 7 mln euro

Të sëmuresh në Shqipëri nuk i urohet as hasmit,- thotë populli e kjo për faktin se shteti ia ka shitur të gjitha shërbimet shtetërore privatit. Oligarkët e shëndetësisë paguhen me taksat e qytetarëve për shërbime që supozohet t’ia ofrojë shteti qytetarëve e këta të fundit duhet të paguajnë me miliona lekë plus nëse duan të mos ikin nga kjo jetë.

Monopoli për operacionet e trombozës në Shqipëri deri në vitin 2029 i është dhënë privatit. Nëse ju bie trombozë dhe doni të paguani biletën e fatit gërvisht e fito për të patur një shans për të jetuar duhet të paguani 20.000 euro tek Spitali Amerikan i Klodian Allajbeut, por nëse nuk i keni këto para, kthejini sytë nga Zoti!

7 Milion euro ka qenë fondi i akorduar në vitin 2014 për ngritjen e klinikës kirurgjikale të trombozës në QSUT, por që u vodh nga Ilir Beqaj dhe më pas iu kalua Allajbeut. Manastrliu në 2020-ën bleu pajisjet me një tender me vlerë 3.2 MLN euro nga taksat e qytetarëve dhe më pas i zhduku ato duke i pasuar monopolin e këtij shërbimi Allajbeut.

Se cilët i kanë vjedhur, këtë ka detyrim të hetojë e zbulojë SPAK, mbasi administrimi i atyre pajisjeve, ka persona përgjegjës e persona urdhërues, por as nuk mund të vidheshin pa rënë në sy, mbasi nuk ishin aparate celularë apo shiringa, por impiant.

Pajisjet u zhdukën pas rastit të aktorit Genc Fuga, i cili pësoi trombozë dhe shteti nuk mund të përballonte rastin pasi ia ka kaluar Allajbeut për 20.000 euro për kokë pacienti. Fuga mundi të operohej tek privati falë kontributeve monetare të qytetarëve në një llogari GoFundMe.

Oligarku fiton 7-10 milionë euro në vit nga kjo marrëveshje që i ka kaluar shteti. Ka përfituar koncesionin e hemodializës për 8.6 MLN euro dhe merr pagesa çdo vit nga Buxheti i Shtetit edhe për shërbime të pakryera, është përfitues i shifrave të frikshme nga taksat e popullit në tendera publikë e megjithatë Spitalin Amerikan e deklaron me humbje.
Sipas ekspertëve, ky shërbim mund të ofrohej fare mirë në shtet, por qeveritarët kanë vendosur t’ia japin privatit për ta pasuruar sipas joq.

Sekserët e shëndetësisë

Shëndetësia nuk është falas për shqiptarët, por madje është burimi kryesor për vështirësitë financiare të popullsisë së vendit. Deklarata e fortë vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në një analizë të publikuar vetëm më parë, OBSH deklaron se kostot për t’u kuruar shtyjnë drejt varfërisë 8% të familjeve shqiptare dhe madje rrënojnë ekonomikisht 12% -shin më të varfër.

Skema e mbylljes së tyre, synon që hetimet për 3 koncesionet me vlerë totale 350 milionë euro që ka dhënë qeveria me ministrat e shëndetësisë, të mbahen pezull deri në janar 2025 e dhjetor 2026, kur plotësojnë afatet 10-vjeçare të parashkrimit penal dhe të pushohen me procedurë.