Mbi 90% e tenderave me rrisk për mungesë konkurrence, SPAK dhe KLSH të hetojnë më shumë punë publike me shkelje

15
Sigal

Ekipi që punon për OpenProcurementAlbania përgëzon Prokurorinë Spenciale kundër Korrupsionit për dy rastet e fundit hetimore për ndërhyrje dhe korrupsion në tendera. Gjithashtu ky ekip konstaton se problematika me konkurrencën në garë është edhe më e rëndë, dhe bën thirrje për më shumë hetime në tendera me vlera të mëdha në sektorin punë dhe infrastrukturë publike. Përmes DataBazës OpenProcurementAlbania për çdo tender aplikohet një vlerësim risku dhe markim me RedFlag kur procedura shfaq rrisk për probleme të garës. Lista e tenderëve me Redflag është e publikuar për sektorët e rëndësishëm si: Shëndetësi https://openprocurement.al/sq/redflag/index Qeverisje Lokale https://openprocurement.al/sq/index/redflag Fondi Shqiptar për Zhvillim https://openprocurement.al/sq/albaniandf/redflag Autoritetit Rugor Shqiptar https://openprocurement.al/en/arsh/redflag   . Ekipi që punon me OpenProcurement konstaton që raporti total tendera kundrejt tendera me redflag është rritur dhe në disa institucione shkon deri 90% e procedurave me risk. Në këto kushte AIS zotërues i databazës OpenProcurementAlbania i bën thirrje SPAK, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Auditeve të Brendshme të hetojnë më shumë raste duke marrë nxitje edhe nga Listat tona me RedFlag.

Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, kryesisht në lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion.