Ja si kursimet e qytetarëve shqiptarë që depozitohen në banka “fluturojnë” jashtë vendit për të financuar bizneset private të një grupi të huaj…
200 milionë euro fitimet e gjeneruara nga kreditë, komisionet bankare, interesat dhe tarifat që paguajnë qytetarët dhe bizneset shqiptare, pas taksimit në Shqipëri, kalojnë në fund si dividendë tek aksionerë jashtë territorit shqiptar dhe nuk rikthehen në ekonominë tonë. Por a duhet që një pjesë më e madhe e fitimeve të mbetet në Shqipëri si kapital i riinvestuar, për shkak se suksesi i tyre është tërësisht rezultat i tregut dhe taksapaguesve shqiptarë?
Edhe milionat “fluturojnë’: Vendi në mjerim
Kriza ekonomike ka bërë që qytetarët shqiptarë të jetë në kulmin e varfërisë duke marrë parasysh, rrogat dhe pensionet e ulëta, që mezi dalin për të blerë ilaçet. Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e të cilit nuk po njeh zbutje, dhe ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante. Sikur të mos mjaftonin, asgjë duket së nuk rri në Shqipëri , madje edhe kursimet e qytetarëve shqiptarë që depozitohen në banka “fluturojnë” jashtë vendit për të financuar bizneset private të një grupi të huaj, ndërkohë që do ishte më mirë që këto të ardhurat të mund të përdoreshin për të rritur ekonominë shqiptare.
Dy nga bankat më të mëdha në vend, Raiffeisen Bank Albania dhe Banka Kombëtare Tregtare (BKT), kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë mbi 200 milionë euro vetëm gjatë viteve 2023 – 2024, siç tregojnë të dhënat zyrtare të siguruara nga Zoom.al. Kjo shumë përbën dividentin e shpërndarë nga këto dy banka tek aksionerët e tyre të huaj.
Kjo është një praktikë e ligjshme, por shifra është domethënëse dhe ngre një debat të rëndësishëm mbi bilancin mes përfitimit të investitorëve të huaj dhe riinvestimit të kapitalit në ekonominë shqiptare.
Sipas pasqyrave financiare të publikuara nga vetë këto banka, Raiffeisen Bank Albania ka shpërndarë në vitin 2024 rreth 5.4 miliardë lekë dividend ose afërsisht 55 milionë euro. Për vitin 2023, Raiffeisen Bank Albania nuk ka publikuar shifra të qarta, por përllogaritet që dividenti të jetë në vlerën e 50 milionë eurove. Bazuar në burimet e tregut të kapitalit dhe të dhënat e publikuara, vlera totale e dividendit të aprovuara nga banka mëmë për 2023 ishte rreth 410,474,644 euro për gjithë aksionet e Raiffeisen Bank International.
BKT ka miratuar dhe paguar në 2024 dividendë në vlerë 50 milionë euro. Pra, në total, vetëm këto dy banka kanë transferuar rreth 200 milionë euro fitime jashtë vendit brenda një viti. Për vitin 2023, BKT vendosi shpërndarjen e dividendit në shumën 5,216,500 mijë lekë, ekuivalente me 50 milionë euro, duke përdorur pjesë të fitimit neto të vitit 2022 dhe fitimin e pashpërndarë nga vitet e mëparshme. Kjo shpërndarje u pagua në maj 2023. Për vitin 2025, asnjëra nga bankat nuk i ka bërë ende publike bilancet dhe pasqyrat financiare. (Paratë e këtyre bankave ikin edhe në forma të tjera nga Shqipëria, siç tregon lajmi në linkun më poshtë).
Këto janë para të marra ekskluzivisht nga aktiviteti i këtyre bankave në Shqipëri, si dhënie kredie, komisione për transferta apo llogari e të tjera aktivitete bankare. Por kush i përfiton këto para të shqiptarëve?
Raiffeisen Bank Albania është pjesë e grupit austriak Raiffeisen Bank International, me seli në Vjenë. BKT kontrollohet nga grupi turk Çalık Holding.
Kjo do të thotë se fitimet e gjeneruara nga kreditë, komisionet bankare, interesat dhe tarifat që paguajnë qytetarët dhe bizneset shqiptare, pas taksimit në Shqipëri, kalojnë në fund si dividendë tek aksionerë jashtë territorit shqiptar.
Shpërndarja e dividentit është një aktivitet i ligjshëm. Bankat paguajnë tatim mbi fitimin në Shqipëri dhe kanë të drejtë të shpërndajnë dividend sipas vendimeve të aksionarëve. Por nga pikëpamja ekonomike dhe strategjike, çështja është më komplekse. Dalja neto jashtë vendit e një kapitali prej 200 milionë eurosh është një shumë e konsiderueshme për një ekonomi si kjo e Shqipërisë. Për më tepër, këto para nuk rikthehen në ekonominë tonë. Ndërkohë, sistemi bankar dëshmon edhe njëherë se është pothuajse tërësisht në pronësi të huaj, çka do të thotë se është në varësi nga kapitali i huaj.
Nëse dividendët shpërndahen në nivele të tilla të larta çdo vit, kjo redukton potencialisht kapitalin që mund të përdoret për zgjerim kredie, financim të projekteve afatgjata apo mbështetje të sektorëve strategjikë.
Vlen për t’u përmendur fakti që të dyja bankat kanë pasur performancë shumë të mirë financiare në vitet e fundit, me norma fitimi të qëndrueshme dhe pozicion kapitali të fortë. Në këtë kuptim, dividendët janë reflektim i një biznesi të suksesshëm. Por a duhet që një pjesë më e madhe e fitimeve të mbetet në Shqipëri si kapital i riinvestuar, për shkak se suksesi i tyre është tërësisht rezultat i tregut dhe taksapaguesve shqiptarë?
BKT, Raiffeisen Bank, kanë pronësi tërësisht të huaj. Ndërsa ABI Bank, Union Bank, Tirana Bank dhe Credins Bank kanë pronësi shqiptare, çka do të thotë se në rast të shpërndarjes së dividentit, paratë mbeten në Shqipëri.
Një bankë, një pronar, shumë interesa
Në çdo sistem bankar të shëndetshëm, diversiteti i pronësisë dhe pavarësia institucionale e bordit janë garanci kundër abuzimeve. Por kur një bankë ka vetëm një pronar të vetëm, siç është rasti i BKT-së me Çalık Holding, dhe kur ky pronar përfiton financime të drejtpërdrejta në vend tjetër përmes bankës në Shqipëri, situata shndërrohet në një rrezik.
Pse ka rëndësi kjo çështje?
Sepse BKT është një bankë shqiptare, që funksionon me depozitat e qytetarëve shqiptarë. Edhe pse pronari është turk, burimi i financimeve janë fondet e klientëve vendas, e shqiptarëve. Çdo ekspozim i rrezikshëm i bankës jashtë vendit, për interesa të grupit pronar, përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për sistemin bankar shqiptar.
Në thelb, po përdoren kursimet e qytetarëve shqiptarë për të financuar bizneset private të një grupi të huaj, në mungesë të transparencës dhe me veprime që ngrenë dyshime. Dhe kjo nuk është vetëm çështje teknike, por është edhe çështje besimi.
Kur një bankë shqiptare, me kapital të huaj, shndërrohet në mjet për të transferuar kapitale drejt kompanive të pronarit të saj jashtë vendit, pyetjet që lindin janë këto veprime të ligjshme dhe a është kjo e drejtë?
Raiffeisen Bank, në qendër të skandalit të parave të dyshimta kesh që lëvizin midis Ukrainës dhe Hungarisë

Skandali i parave kesh, zbulon lidhjet e dyshimta të Raiffeisen Bank me rrjetet financiare ukrainase dhe ruse. Ky operacion misterioz, ka shërbyer si shkëndija për një përplasje të ashpër diplomatike dhe shantazh energjetik mes Budapestit dhe Kievit…Policia hungareze ka arrestuar shtatë punonjës të bankës shtetërore ukrainase Oschadbank, ndërsa po transportonin një ngarkesë prej rreth 80 milionë dollarësh në para të gatshme dhe ar përmes territorit hungarez, një akt ky që ka nxitur menjëherë akuza të ashpra nga Kievi për marrje pengjesh dhe terrorizëm shtetëror.Sipas deklaratave të Oschadbank, të arrestuarit ishin punonjës që po kryenin një transferim rutinë të valutave të huaja dhe metaleve bankare nga dega e Raiffeisen Bank në Austri drejt Ukrainës, në çastin kur dy automjetet e tyre të blinduara u ndaluan nga policia hungareze, sipas “Brussels Signal”.



















