Edlira Bode, “asfikson” Spitalin e traumës. Pas raportit  të KLSH për “pazaret” me qiratë dhe tenderat, edhe emërimet i “gëlltit si kërrnacka” të çifligut të Korçës

22

Drejtoresha Bode “infekton” Spitalin e Traumës me lëvizjet fiktive të personelit me copëza letrash

Sigal

Telegraf.al / Spitali i Traumës është kthyer në një çerdhe abuzimi dhe skandalesh. Prej vitesh ky spital drejtohet nga ish-deputetja e rilindjes, Edlira Bode, por KLSH ka kontaktuar se abuzimet janë pa fund, nisur nga ilaçe ta skaduara në farmacinë e spitalit, proçeset ekonomiko financiare deri tek mungesë e frigorifereve të morgut në këtë spital, dhe për këtë arsye ka kërkuar shkarkimin e saj. Por deri tani çështja është lënë në sehir të plotë, edhe pse drejtuesit janë të kapur ‘mat’ në shkelje.

Së fundmi një tjetër skandal po përflitet në çdo kat të Spitalit të Traumës lidhur me organikat fiktive që ka vulosur drejtoresha Edlira Bode.

Në këtë kuadër flitet se as nuk kanë bërë shkresat zyrtare dhe as i ka shpërndarë ato, por prezantimin e emrave të drejtuesve të klinikave, stafit me shefat, mjekët, infermierët sipas pavioneve dhe shërbimeve,  e kanë komunikuar kryeinfermierët me copa letrash.  Kjo është një goditje e rëndë për shëndetësinë që aspirojnë qytetarët shqiptarë për të gjetur zgjidhje sa herë që halli i përplas në dyert e spitaleve. Dhe padyshim objekt hetimi për mungesën e profesionalizmit nga organet kompentente të sistemit shëndetësor dhe “Urdhërit të Mjekut”.

Nuk dihet nëse Edlira Bode po vepron nën urdhrat e ministres së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes apo për interesat e saj personale. Por fakti është që në Spitalin e Traumës kemi një grup mjekësh që varen nga Ministria e Mbrojtjes dhe një tjetër nga Ministra e Shëndetësisë.

Duke marrë parasysh këtë, gazeta Telegraf.AL  u paraqit fizikisht për të komunikuar me drejtoreshën Edlira Bode, ku na u refuzua takimi me justifikimin se nuk ndodhej aty. Normalisht, nuk mund të pretendojmë se po mblidhte copat e letrave të papërgjegjshëmërisë me emërimet fiktive që fliten në korridoret e spitalit, të një institucioni tepër të rëndësishëm, i një vendi anëtar të NATO-s.

E megjithatë ne po kërkojmë edhe publikisht përgjigje për pyetjet:

Cila është praktika juaj, mbi bazën e së cilës keni emëruar shefat e klinikave/pavionëve. A ka patur konkurs, kritere, a keni kontaktuar me shërbimet, a keni marrë mendimet e atyre dhe të stafit për kë mendojnë ato se është më profesionist dhe i përkushtuar? A i keni parë dosjet dhe cila është përvoja e tyre, pasi kemi të bëjmë me një institucion të një vendi anëtar i NATO-s ? A është bërë prezantimi i shefave dhe kryeinfermierëve, nga kush, kur dhe a ka procesverbal për dorëzimin dhe marrjen e detyrave respektive? A ka patur komision për shqyrtimin e dokumentacionit ? Mbi cilat baza janë bërë?

Shëndetësia është detyrë thelbësore e shtetit që të garantojë një akses (të mirë dhe falas) për të gjithë qytetarët në një sistem të mirë-koordinuar të kujdesit shëndetësor. Bazuar në eksperiencat dhe denocimet e shumta është në dobi të të gjithëve që në krye të mirëoganizmit të spitalit të jenë figura emblematike profesioniste. Nëse znj.Bode mbahet se i duhet dhenë një detyrë si ish deputete, apo si pjesë e klaneve të “të kërnackave” është tjetër gjë, por kostoja do të bjerë me qeverinë, pasi sistemi shëndetësor është në një situatë të rëndë, sidomos ai i Spitalit të Traumës që nga koha kur znj. Edlira Bode u katapultua në krye të tij.