Xhaferri: Kur vjedh buxhetin e shtetit dënohesh 2 vite, kur vjedh ata që vjedhin buxhetin dënohesh 7 vite

15
Sigal

Drejtësia e re çdo ditë po na dëshmon se është kthyer në gardiane të zyrtarëve të korruptuar që me bekimin e eprorëve kanë kryer gjenocid mbi taksat tona. Drejtoresha e Edi Ramës, Alda Klosi, që vodhi miliona euro nga tenderat publik, u dënua me 20 muaj burg, ndërsa pastruesja e saj Rozeta Dobi, që i vodhi paratë Klosit në banesë u dënua me 7 vite burg dhe djali i saj me 5 vite burg. 500 mijë eurot e gjetura në banesën e Dobit janë ende pa pronar dhe shteti nuk i ka kanalizuar as për ndonjë shkollë, as për ndonjë jetimore as për të shpëtuar jetë njerëzish, pasi me siguri do përdoren për mobilime zyrash dhe trajnime fiktive. Grabitja e buxhetit të shtetit është kthyer në standard dhe kush nuk respekton këtë standard e ka vendin o në qeli o në arrati!