Dyshimet te punimet, por faturën e paguajnë qytetarët: 21.3 milionë euro për rrëshqitjen

Qeveria pritet t’u kalojë qytetarëve shqiptarë një faturë mbi 21 milionë euro për stabilizimin e rrëshqitjes së rrugës në Librazhd. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në regjistrin e parashikimeve të prokurimeve publike një tender me vlerë 2.04 miliardë lekë, ose rreth 21.3 milionë euro, për ndërhyrjen në segmentin që u shemb dhe izoloi juglindjen e vendit për disa ditë.

Brenda vetëm 6 muajve, disa nga akset rrugore më të kushtueshme në Shqipëri kanë pësuar shembje, rrëshqitje dherash dhe çarje të rrezikshme, duke nxjerrë në pah një situatë alarmante për sigurinë publike dhe përdorimin e fondeve shtetërore.Qeveria pritet t’u kalojë qytetarëve shqiptarë një faturë mbi 21 milionë euro për stabilizimin e rrëshqitjes së rrugës në Librazhd. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në regjistrin e parashikimeve të prokurimeve publike një tender me vlerë 2.04 miliardë lekë, ose rreth 21.3 milionë euro, për ndërhyrjen në segmentin që u shemb dhe izoloi juglindjen e vendit për disa ditë.Edhe pse dyshimet kryesore për shkaqet e rrëshqitjes lidhen me punimet në aksin e ri nga kompania A.N.K, qeveria ka zgjedhur që barrën financiare ta transferojë te qytetarët. Një kosto e konsiderueshme, që arrin në 21.3 milionë euro.Si shpeshherë, përgjegjësia mbetet pa emër.Madje autoritetet ishin të zellshme që në fillim, që t’ia vishnin fajin natyrës teksa të gjithë zyrtarët e shtetit nga drejtori i rrugëve deri tek kryeministri deklaruan se shembja lidhej me reshjet e shumta të shiut.Por saktësisht në segmentin ku u shemb rruga vetëm pak metër më sipër kompania A.N.K, e cila është duke punuar për ndërtimin e segmentit të ri të Korridorit 8, kishte përdorur mur gabiam duke gufosur një valvul natyrale të shkarkimit të ujërave në atë vend. Kjo dyshohet se ngarkoi kodren duke sjellë në rrëshqitjen e saj dhe shembjen e rrugës.Megjithatë ata që dyshohet se ishin shkaku i gjithë kësaj, jo vetëm që nuk paguajnë faturën, por bëjnë fitime. Pak muaj më parë, kompania A.N.K mori 1 milionë euro të tjera nga buxheti për stabilizimin emergjent të segmentit të shembur në Dragostunjë.Tashmë qytetarët do të paguajnë edhe 21.3 milionë euro të tjera, të cilat do të përlahen sërish nga A.N.K apo të ngjashmit e saj, të cilët marrin fonde publike për të riparuar dëmet që bëjnë vet bashkë me projektuesit e tyre. Pavarësisht situatës, nuk ka pasur asnjë dorëheqje apo mbajtje përgjegjësie politike. Ndërkohë, qeveria vijon të flasë për “investime historike” dhe “rrugë me standarde europiane”, por realiteti në terren tregon të kundërtën, miliarda euro të shpenzuara dhe qytetarë që rrezikojnë jetën çdo ditë.Shembjet e fundit ngrenë sërish pyetjen, kush mban përgjegjë kur një rrugë e re, e ndërtuar me paratë publike, shembet pas shiut të parë?

NOA