Prof. Vladimir Mici: Sindikata apo formacione politike

-Sindikatat Shqiptare janë të përçara dhe egzistojnë vetëm në sektorin shtëtëror dhe të ndara në dy grupime sipas ngjyrave partiake

-Sindikatat shqiptare kanë dalë nga roli i tyre bazë dhe thjesht paraqiten si një shtojcë e pushtetit egzektiv, për të manipuluar  sjelljen e punonjësve publik

Sigal

Rënia e numrit të punonjësve të sindikatave ka qenë një fakt i këtyre 20 viteve të fundit

– Avantazhi i pagave në sektorët, që operojnë me sindikatë paraqet paga më të larta se sa në sektorët apo firmat ku nuk operojnë sindikata

-Problemet punëdhënës punëmarrës nuk mbarojnë por sindikatat nuk po ndihen, madje janë inegzistente.

-Qveria ka vendosur dhe  një rrogë bazë 40 mijë lekë pa marrë askënd në konsideratë

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Presioni konkurrues. Në disa industri, të cilat tentojnë të jenë më të sindikalizuara si në miniera dhe energjetikë, konkurrenca e tregut të produkteve në rritje, ka shërbyer për të reduktuar fuqinë e sindikatave për të rritur pagat. Tendenca për të mbrojtur pagat e anëtarëve të saj ka tendencë të dështojë. Rënia e numrit të punonjësve të sindikatave ka qenë një fakt i këtyre 20 viteve të fundit prej hyrjes së firmave të huaja dhe punonjësit jo anëtarë të sindikatave janë rritur. Psh: Nëse firma gjen që konkurrenca e huaj është intensifikuar, ata mund të kërkojnë për t’u rishpërndarë në zona ku punonjësit janë më pak të sindikalizuar, në mënyrë të ngjashme ata mund të kërkojnë për të punësuar punonjës në grupet demografike, kërkesa e të cilëve për anëtarësim në sindikatë është relativisht e ulët. Konkurrenca e rritur mund gjithashtu të shkaktojë, që punëdhënësit t’u rezistojnë përpjekjeve të sindikatave më të organizuara, e cila do të rrisë kostot e përpjekjeve të tilla.

  • Rezistenca e punëdhënësit. Punëdhënësit mund të luajnë një rol aktiv në fushatën kundër përpjekjeve të sindikatave duke përdorur mjete legale dhe ilegale. Si mjete legale përfshihen paraqitja e argumenteve duke detajuar punonjësit, që ata mendojnë se është në interesin më të mirë të punonjësit për ta votuar kundër një sindikate për punëdhënësit për të marrë në punë konsulentë për t’i këshilluar ata si të drejtojnë më mirë një fushatë, që parandalon një sindikatë nga fitimi i një zgjedhjeje. Megjithatë është ilegale për një punëdhënës për të kërcënuar, për të ndalur rritjen e pagave të planifikuara, nëse sindikata fiton zgjedhjen ose për një firmë për të diskriminuar punonjësit e përfshirë në përpjekjet organizuese. Nëse një sindikatë beson, që një punëdhënës është i përfshirë në aktivitete ilegale gjatë një fushate ai mund të përballet me ankim dhe ndjekje penale

Roli i sindikatave në nivelet e punësimit dhe pagave sipas studimeve kanë dhënë disa konkluzione:

  1. Avantazhi i pagave në sektorët, që operojnë me sindikatë paraqet paga më të larta se sa në sektorët apo firmat ku nuk operojnë sindikata. Kjo varion nga 10-20% për punonjës të krahasueshëm.
  2. Avantazhi i pagave është më i madh në sektorin privat në raport me atë publik. Ky hendek varion nga 18-20% për sektorin privat dhe 8-12% për sektorin publik.
  3. Avantazhi relativ i pagave është më i madh në SHBA në raport me vendet e tjera si Australia (12%), Britania e madhe (10%), Kanada (8%), Gjermania (4%) dhe Franca (3%).
  4. Sindikatat kurdoherë tentojnë të reduktojnë diferencën e fitimeve midis punonjësve veçanërisht meshkujve. Ato rrisin pagat e punonjësve më pak të kualifikuar më shumë në raport me punonjësit me kualifikim të lartë brenda sektorëve të sindikatës, në këtë mënyrë duke reduktuar fitimet e investimeve në kapitalin njerëzor. Ato standardizojnë pagat brenda dhe midis firmave në të njëjtën industri dhe ato reduktojnë hendekun e fitimeve midis prodhimit dhe menaxherëve të zyrave. Gjithashtu reduktojnë edhe hendekun e pagave sipas racave dhe etnisë.
  5. Ky avantazh relative historikisht ka tendencën të zgjerohet gjatë periudhave recesioniste.
  6. Ende nuk mund të thuhet, nëse tendenca për të rritur më tej sindikalizmin do të rrisë apo ul pagat e sektorëve pa sindikata. Rezultatet paraqiten të paqarta, veçanërisht mbi efektin kërcënues apo të përhapjes në sektorët pa sindikata.

 Sigurisht që vlerësim i shtrirjes së rolit të sindikatave, sepse pagat e punonjësve me sindikatë tejkalojnë pagat e punonjësve pa sindikatë të krahasueshëm, mund të sjellë keqkuptime për dy arsye.

  • Një vlerësim i tillë injoron faktin që pagat janë vetëm pjesë e paketës kompesuese. Shpesh argumentohet që përfitimet e punonjësve të tilla: si pushimet, pagesa e pushimeve, pushimi mjekësor dhe pensionet e pleqërisë do të jenë më të larta në firmat, që janë të sindikalizuara, se sa ato pa sindikata. Firma pa sindikatë tenton të paguajë një pjesë më të lartë të kompensimit total në formën e pagës monetare. Statistikat tentojnë të mbështesin këtë përmbajtje. Përfitimet e punonjësit dhe pjesa e kompensimit, që shkon për përfitimet shfaqet të jetë më e lartë në firmat me sindikatë në raport me ato pa sindikatë. Për më tepër vihet re që sindikalizmi rrit probabilitetin, që punonjësit të aplikojnë edhe për përfitime të financuara nga qeveria për të cilat ata janë të pranueshëm. Të injoruarit e përfitimeve mund për më tepër të nënvlerësojë diferencën e kompensimit total të vërtetë sindikatë dhe josindikatë.
  • Të injoruarit e kushteve të punësimit mund të shkaktojë përfitime për të mbivlerësuar efektet e sindikatave mbi nivelin e mirëqenies së përgjithshme te anëtarët e tyre në raport me punonjësit që s’janë në sindikatë. Psh punonjësit me punë të lodhshme (punë të papërshtatshme) në firmat me sindikata tentojnë të kenë vende pune më të strukturuara, punët më të rrezikshme, orë pune më pak fleksible, kënaqësi të punës së punonjësit më të ulët dhe më pak kontroll mbi detyrat në raport me firmat pa sindikatë. Kjo situatë del për shkak të vendosjes së prodhimit , që kërkon më shumë pavarësi midis punonjësve dhe nevojës për kërkesa e punës strikte prej punëdhënësve që gjithashtu i ngrihen sindikatës. Ndërsa sindikatat shpesh përpiqen për të joshur këto kushte pune, ato jo gjithmonë ndodhin. Pjesa e diferencës së fitimeve të vlerësuar midis sindikatës dhe josindikatës mund të jetë një shpërblim i paguar për punonjësit me sindikatë për ti kompensuar ata për këto kushte pune të pavaforshme.

Roli i sindikatës në zhvillimin ekonomi e sindikatave shqiptare. Sindikatat Shqiptare janë të përçara dhe egzistojnë vetëm në sektorin shtëtëror dhe të ndara në dy grupime sipas ngjyrave partiake. Ato kanë dalë nga roli i tyre bazë dhe thjesht paraqiten si një shtojcë e pushtetit egzektiv, për të manipuluar  sjelljen e punonjësve publik. Roli i ture  duhet të ishte :

Në punësim. Nëse sindikata ngre pagat dhe përfitimet e punonjësve të anëtarëve të vet dhe, nëse ata imponojnë kufizime mbi prerogativat manaxheriale, prezenca e tyre do të ketë një efekt negativ mbi punësimin. Studimet kanë treguar pikërisht këtë konkluzion teorik. Edhe kur nuk ka rënë numri i punonjësve ato, që kanë rënë janë orët e punës të punuara.

Mbi produktivitetin dhe fitimet. Ka dy pamje se si sindikatat prekin produktivitetin e punës (rendimentin për punonjës)

  1. Sindikatat rrisin produktivitetin e punonjësit duke marrë të dhënë nivelin e kapitalit të firmës duke siguruar një mekanizëm me zë përmes së cilës sugjerimet dhe preferencat e punonjësve mund ti komunikohet manaxhimit. Me një domethënie direkte duke shprehur idetë ose problemet e tyre , punonjësi mund të arrij nivelin motivues dhe të ketë më pak nxitje për tu larguar. Me vlera të ulta largimi, firmat kanë më shumë shtysa për të investuar në trajnim, i cili duhet gjithashtu të rrisë produktivitetin e punonjësit.
  2. Sindikatat theksojnë kufijtë, që ata i vendosin mbi prerogativat e manaxhimit, veçanërisht në lidhje me nivelin e minimizimit të kostos së përdorur të inputit të punës. Nëse sindikatat kujdesen rreth punësimit, po aq sa edhe pagës së anëtarëve të tyre ata do të vendosin presion mbi manaxhimin për të rënë dakord për kërkesat e stafit, kufizimet mbi punën që nuk përshihen në profesion për të cilën është punësuar, metodave jo të volitshme përmes të cilave të disiplinuarit e punonjësve joproduktivë duhet të vendosen dhe politika të tjera që rrisin kostot e punës për njësi prodhimi. Kur sindikata ngrenë pagat por nuk rrisin produktivitetin për punonjës, atëherë ne presim që firma të reduktojë fitimet. Studimet e bëra mbi raportin e fitimeve ka treguar që firmat me sindikata kanë edhe raporte më të ulta dhe për pasojë edhe vlera më të ulta të vlerës së aksioneve.

Rritja potenciale në mirëqenien sociale. Argumentat që sindikatat reduktojnë mirëqenien sociale humbin diçka nga forca e tyre, nëse në mungesë të sindikatave tregjet e produkteve dhe të punës nuk janë konkurrues. Supozoni që kostoja e lëvizjes është kaq e madhe sa që punonjësit nuk lëvizin lirisht tek punët e preferuara. Diferencat e pagës kompesuese mund të dështojnë për të drejtuar në mënyrë korrekte shpërndarjen e punonjësve midis punëve që kanë nivele të ndryshme të karakteristikave të pakënaqësive. Pra kështu shumë punonjës mund të përfundojnë në punë të ndryshme apo të rrezikshme, të cilat duhet ti lënë me shumë gëzim nëse ata e kanë atë shans.

Në lidhje me kushtet e punës ka dy kuptime të përgjithshme prej të cilave sjellja e punëdhënësit mund të jetë e ndikuar. Mekanizimi i lidhur me tregun me transaksionet individuale është një dalje dhe një hyrje. Kur punonjësi është i palumtur me kushtet e sigurta të punësimit, ai ose ajo janë të lirë për ta lënë. Nëse shumë punonjës bëjnë kështu, punëdhënësi është i detyruar për të ndryshuar kushtet ofenduese ose ende rrit pagën mjaft për të detyruar punonjësin që ka, për të mbetur. Një alternativë për mekanizmin e daljes është mekanizmi i zërit: Punonjësit mund të ngrenë zërin e problemeve të tyre dhe të shpresojë, që punëdhënësi të përgjigjet.