Janë 37 milionë lekë në total për një festë fundviti, që i bën karshillëk problemeve të shqiptarëve dhe familjeve që nuk ia dalin as të mbyllin muajin me bukë. një familje shqiptare me mesatarisht 3.7 anëtarë, duhet të shpenzojë të paktën 360 mijë lekë të vjetra në muaj.Nëse marrim parasysh se në një festë zyrtare shpenzohen 37 milionë lekë për një ditë, me kaq para 1 familje shqiptare do ushqehej për 8 vite e 6 muaj.
INFO
Qeveria “rrëzon” amendamentin për minimumin jetik
Pas propozimit nga Partia Demokratike të amendamentit lidhur me minimumin jetik në buxhetin e shtetit për vitin 2025, që të jetë 200 euro, ka ardhur dhe reagimi nga ana e qeverisë, e cila e ka rrëzuar këtë propozim. Qeveria argumenton se nuk ka një metodologji të qartë për përllogaritjen e minimumit jetik dhe se nuk është analizuar në detaje nëse ky nivel do të përmbushte nevojat reale.

01
Mjerimi i shqiptarëve dhe luksi i të pasurve
Fjala e urtë popullore thotë se duhet t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin. Sa më të ulëta janë të ardhurat e një familje, aq më pak mundësi kanë të shpenzojnë për gjëra që konsiderohen luks, pasi më e domosdoshmja është sigurimi i nevojave bazë të të ushqyerit dhe strehuarit.Shtrenjtimi i ushqimeve po ju kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe argëtim. Për t’u furnizuar me ushqimet bazë, nga buka, mishi, bulmeti, perimet dhe produkte të tjera, një familje shqiptare me mesatarisht 3.7 anëtarë, duhet të shpenzojë të paktën 360 mijë lekë të vjetra në muaj.Nëse marrim parasysh se në një festë zyrtare shpenzohen 37 milionë lekë për një ditë, me kaq para 1 familje shqiptare do ushqehej për 8 vite e 6 muaj.
02
Drejtoria e shërbimeve qeveritare tender 37 milionë lekë për ushqime e alkool në ceremoninë e fundvitit
Për shumë familje shqiptare, festat e fundvitit janë asgjë më shumë se ditët e zakonshme kur duhet të përballen me varfërinë dhe kushtet e vështira të jetesës. Por e kundërta ndodh në Kryeministri, ku qeveritarët do të shtrojnë një darkë të mirë me milionat e taksave të qytetarëve, me organizimin e një ceremonie speciale për të ftuarit e tij, ku do të shpenzohen jo pak, por 37 milionë lekë të vjetra të buxhetit të shtetit.Tenderi i zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është i ndarë në disa lote, ku secili ka brenda milionat e shqiptarëve që do të shërbejnë për ushqime cilësore, verë të importuar nga jashtë, pije të ngrohta, alkoolike e joalkoolike.Është menduar dhe që t’i ngrohë të ftuarit përpara ceremonisë me pije të ngrohta si kakao, kapuçino, salep apo çaj, duke shpenzuar 2 milionë lekë për këto pijë.Më pas vjjnë ushqimet, ku për perimet dhe frutat e freskëta do të shpenzohen 5 milionë lekë, ndërsa për bulmetin janë parashikuar të jepen 8 milionë lekë të vjetra, që qeveritarët të hanë djathë të zgjedhur e produkte të tjera të qumështit, ndërkohë që janë edhe 2 milionë lekë për ushqime të tjera.
Për pijet joalkoolike, si lëngjet e frutave apo pije energjike, do të shpenzohen jo pak, por 10 milionë lekë, ndërsa për pijet alkoolike do të jepen 1 milionë lekë.
Te kjo e fundit nuk përfshihet vera, e cila do të jetë në një lot të veçantë, ku do të shpenzohen 9 milionë lekë që qeveritarët të dehen e të dëfrehen pas një viti të lodhshëm duke zgjidhur hallet e qytetarëve.
Janë 37 milionë lekë në total për një festë fundviti në Kryeministri, që i bën karshillëk problemeve të shqiptarëve dhe familjeve që nuk ia dalin as të mbyllin muajin me bukë.




















