Protesta tek Unaza, shkulen pemët dhe shtyllat e ndriçimit

638
Sigal

Në ditën e 27 të protestës së banorëve të Astirit, sot përgjatë natës janë shkulur të gjitha pemët dhe shtyllat e ndriçimit. Mësohet se tashmë i gjithë dekori i Unazës së Madhe është çmontuar.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ nga kjo zonë gazetari Erjon Skëndaj tha se banorët nuk kanë bërë rezistencë ndaj punonjësve të Bashkisë së Tiranës, ndërsa pohuan se do të vijojnë betejën e tyre kur t’i shkojnë fadromat pranë banesave.

Ashtu siç tashmë është bërë praktikë prej gati një muaj, banorët e kësaj zone do të vijojnë protestën e tyre në orën 17:00.