Ndërsa politikbërsit evropian vuajnë nga ‘’pangopësia,, për të shtuar me të gjitha format, mënyrat dhe mundësitë projektuese, realizuse, nëpërmjet investimesh të fuqishme për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta, tanët vetëm ‘’i varrosin,, këto thellë e më thellë si ide, si mundësi, si projekte, si investime. Ato kanë vendosur t’i kthjenë qytetet dhe kryeqytetet me më shumë gjelbërim si mundësi, veprim, objektiv për përmirësimin e shëndetit të qytetarëve të vetë.
Dr. Selman Mëziu
Qytete shqiptare të betonizuara me fytyrë shketëtirash
Gjithkush në Shqipëri banues në qytete e qyteza e njohin gjëndjen e gjelbërimit. Fill pas vitit 1990 këto morën goditjen e parë të shkretimit e çimentimit. Ato u pushtuan me dhunë, me forcën e armëve, e të tjera metoda duke u ‘’mbjellur,, me ndërtime kasollesh e pallatesh pa kurrfarë shije arkitekturale. E gjelbërta jetëdhënëse, qetësuese e ndjellëse kënaqësie mori ngjyrën gri të pa jetë, shëmtirë peisazhesh pështiruese. Kjo kasaphanë e paparë e pa shkruar, ka mbetur plagë ekologjike, damprurëse, për qytetarët të cilëve jeta u kërkon lëvizjet, shëtitjet në ajër të pastër, kalimin e kohës së lirë, çlodhjen, frymarrjen duke mbushur mushkëritë me ajër të pastër.

A mund të shërohen këto plagë ekologjike të shkaktuara përfshirë edhe zgjerimet ose sistemimet e ardhëshme të qyteteve, qytezave etj? Po, sigurisht. Mënyrat gjënden. Dhe ja disa mendime.
Nëpërmjet projekteve nga grupe arkitektësh peisazhist ose jo, inxhinierësh mjedisi, pyjesh, biolog, mjek, sociolog etj., mund t’iu kthejmë kombinatet e gjelbërta prodhues të oksigjenit, thithëse të gazit karbonik, filtërimit të ajrit nga pluhurat, zvoglimin e zhurmave të gjitha qyteteve shqiptare të çimentuara përbindshëm. Duke filluar që nga planifikimi shkencor, arkitekturor e peisazhist i teritorit, pra sipërfaqeve për ndërtim pallatesh, kullash, veprash ose komplekse industriale dhe tregëtare, shkolla, çerdhe etj.
Jo vetëm kafshët e shpendët kërkojnë të jetojnë në natyrën e pasur me barëra, shkurre e drurë, por edhe njeriu, qytetari, kërkon e dëshiron peisazhet gjelbëruese të qyteteve, qendrave industriale. Arsyeja është, sepse aty gjenë qetësinë, çlodhjen psikofizike, aktivizimin e proçeseve fiziologjike dhe plotësimin e frymarrjes me ajër të pastër dhe oksigjen. Të gjitha këto e ftojnë atë të largohet nga jeta e zhurmueshme, e ajrit të thatë të ndotur në miliona grimca pluhuri e gazërash, shqetësimesh nervore e prishje gjaku në qytete, qyteza etj.
Qytetet evropiane të ‘’mbytura,, në gjelbërim
Sipas të dhënave të deritanishme çdo banori të kryeqytetit shqiptar, Tiranës i takon vetëm 65 cm2 hapsirë pigment gjelbërt. Vallë cila do të jetë përzgjedhja e udhëtimit me programe afat gjata e afat shkurtëra drejt Evropës së Bashkuar? Duke e mbajtur qendrën e gravitetit vetëm te problemi i mbulesës së gjelbërt në kryeqytet e qytete e tjera shqiptare ‘’të blinduar,, për 35 vjet në beton e hekur nën e mbi tokë.
Për të mbjellur pemën e bindshmërisë do t’iu drejtohemi raportit sipërfaqe e gjelbëruar me numurin e banorëve të disa kryeqyteteve të BE ku ëndërrojm të shkojmë.
Sipas Agjensisë Evropiane të Mjedisit 42 % e hapsirave ndërqytetase në 38 vende të Bashkimit Evropian janë të mbuluar me gjallesat me klorofil, kombinatin e gjelbërt jetëdhënës për qytetarët. Dhe ja sa për të krijuar një përfytyrim skematik mbi qytetet ma të gjelbërta të BE:
Vilnius, kryeqytet i Lituanisë. Qyteti më i lashtë i Europës veriore, ka të mbuluar me gjelbërim 57% të sipërfaqes së përgjithshme të tij. Dhe ‘’me të njëjtat kujdesime,, mirëmbajtje si për ndërtesat e banimit, ju kushtohet vazhdimisht edhe lulishteve, parqeve me drurë e shkurreve zbukuruese.
Helsinki kryeqytet i Finlandës. Qyteti me dendësi popullsie (16,494 banor për km2), por qyteti më i privilegjuar në botë, sepse ka hapsira të pa anë me gjelbërim. ‘’Parqet e gjelbërta mbulojnë pothuajse gjithë qytetin duke i dhanun titullin ‘’kryeqyteti evropian i natyrës.,, Duke arritur në 65% të sipërfaqes të kryeqytetit mbuluar nga ngjyrë qetësuese, shpresë dhënëse dhe frymarrëse të gjelbërtën.
Lubiana, kryeqyteti i Sllovenisë. Gjelbërimi me drurë, shkurre zbukuruese, livadhe, barëra e lule një e shumë vjeçare duke kapur shifrën 67 % të sipërfaqes së kryeqytetit. Ky ka në trupin e tij urban 9 parqe për qytetarët dhe 6 parqe me pemë frutore. Vetëm Parku i Tivolit ka një sipërfaqe prej 5 km2 duke shtrirë gjymtyrët e tij të gjelbërta deri në zemër të kryeqytetit.
Zagrebi, kryeqytet i Croacisë. Ai është i shquar, i përmendur si kryeqyteti i gardheve të gjelbërta pothuajse natyrale, shetitore e udhë të mbuluar nga kurorat e drurëve zbukurues, dhe parqeve të shumta.,, Kjo sipërfaqe me ndikim të fuqishëm në ‘’shëndetin e mirë të qytetarëve,, dhe dhurim mundësirash për të kaluar kohën e lirë e pushimet në ‘’oqeanin e gjelbërt,, të natyrës krijuar nga arkitektët peisazhist si projektues dhe zbatues, shoqëruar me mirëmbajtje e kujdesime të vazhdueshme e të kualifikuara. Këto kompozime i lumturojnë banorët, duke ju larguar zhurmave, gazërave helmuese dhe pluhurave të qytetit. E kjo sipërfaqe çlodhëse, lumturuese ‘’pushton,, fatmirësisht 72 % të sipërfaqes të kryeqytetit.
Oslo, kryeqytet i Norvegjisë, ndër më të gjelbëruarit e Evropës. Sipas Axhensisë Evropiane të Mjedisit 75% e sipërfaqes së tij ka mbulesën zbukuruese jetëdhanse, pigment gjelbërt prodhuar nga kombinatet të përbëra nga qelizat klorofiliane. Dhe ja si na pasqyrohet e vërteta ‘’Realisht, faktikisht, materialisht 95% e banorëve të kryeqyteit Oslo i kanë parqet e gjelbërta me një rreze vetëm 300 metra nga vendbanimet.,,
Gjithëkush. për sa ma sipër mund të gjykoi mbi arkitekturën gjelbëruese të qyteteve shqiptare.

Për të mbjellur pemën e bindshmërisë do t’iu drejtohemi raportit sipërfaqe e gjelbëruar me numurin e banorëve të disa kryeqyteteve të BE ku ëndërrojm të shkojmë. Sipas Agjensisë Evropiane të Mjedisit 42 % e hapsirave ndërqytetase në 38 vende të Bashkimit Evropian janë të mbuluar me gjallesat me klorofil, kombinatin e gjelbërt jetëdhënës për qytetarët.
Parqet e gjelbërta në qytetet Evropiane sot dhe neser
Arkitektura e peisazheve të gjelbërta të qyteteve, dhuron bukuri mrekulluese, kënaqësi ndjellëse për banorët e tyre, duke shtuar vlerat dobiprurëse dhe funksionet e paisjeve mobiluese, çlodhëse, dëfryese, sportive, historike (stola, bevedere, statuja, muze, kroje, pista të ndryshme, teatra veror, kande lojrash etj.). Të cilat nxitin zhvillimin ekonomik, kulturore, shtojnë objektet tërheqëse kënaqësi ndjellëse. Biomasa e gjelbërt pakson ndjeshëm përmbajtjen e gazit karbonik në ajrin e parkut.
Faktorët e mësipërm ndikues dhe arsye të tjera të shumta i kanë nxitur arkitektët dhe inxhinierët e të gjelbërtës të shumojnë gjithnjë e më tepër në kohë e hapësirë parqet e gjelbërta brenda e përqark qyteteve. Po japim disa të dhëna statistikore për disa qytete të Evropës në numur parqesh ose mushkri të qyteteve. Le t’ia lemë lexuesit të gjykoj, ku janë këto kryeqytete dhe ku pozicionohen qytetet e Shqipërisë me këto hapsira të gjelbërta. Lexojmë:
Londra me 3.000 parqe; Berlini me 2.500; Viena me 2.000; Hamburgo me 1.460; Parisi me 480; Dublini me 303; Praga me 200; Barcellona me 114; Marsilia me 68 dhe Roma me 63.
Natyrshëm i lind pyetja kujtdo: Po kryeqyteti e qytetet tona si Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Korça, Saranda, etj. sa parqe të gjelbërta kanë? Jo shume larg në kohë ne kishim kurorat e qyteteve që ju rrinin atyre si ‘’ylbere të gjelbërta,, me pamjet mrekulluese ngjyrë jeshile qetësuese, zbukuruese që të mrekullonin. Pas vitit 1990 ne i premë, i shkulëm, i betonuam, ju ndezëm zjarret dhe i hirëzuam. Dhe ja ku ishin ato, Shkodra kishte kodrat e Tepes e të Rencit, Tirana kishe shpatet e Dajtit, kodrat e Saukut, Durrësi, Lezha, Laçi kishte bregdetin siç e kishte edhe Lushnja, Fieri, Vlora, etj. Tani u kujtuam të shpalosim programin e ‘’Axhendës së gjelbërt. ,, Kur kanë kaluar plotë 35 vjet të lëna me një anë, në harresë, të braktisura. Tanimë fatkeqësisht të kthyera në djerrina, peisazhe të dhimbshme, sipërfaqe të kafshuara egërsisht nga gërryerjet përgjatë 35 vjetëve.
Gara e shtimit të sipërfaqeve të gjelbërta në qytetet Evropiane
Ndërsa politikbërsit evropian vuajnë nga ‘’pangopësia,, për të shtuar me të gjitha format, mënyrat dhe mundësitë projektuese, realizuse, nëpërmjet investimesh të fuqishme për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta, tanët vetëm ‘’i varrosin,, këto thellë e më thellë si ide, si mundësi, si projekte, si investime.
Dhe ja përsëri t’i hedhim një vështrim projekteve të disa shteteve evropiane. Ato kanë vendosur t’i kthjenë qytetet dhe kryeqytetet me më shumë gjelbërim si mundësi, veprim, objektiv për përmirësimin e shëndetit të qytetarëve të vetë. Dhe ja mënyrat e realizimit:
- Koridore të gjelbërta me drurë zbukurues në sheshe, shetitore, udhë makinash përgjatë kambësoreve deri edhe me dy ose tre rrjeshta drurësh të tillë.
- Parqe gjatësore të gjelbërta në rrypa tokash që gjenden përbri udhëve të makinave, autostradave dhe brigjeve të lumenjëve, që kalojnë nëpër qytete ose anash tyre.
- Shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta me shkurrëza, shkurre e dru zbukurues kudo ku ndodhen sipërfaqe boshe të shoqëruara në vazhdimësi me kujdesimet kulturore.
Dhe ja disa qytete e kryeqytete si po veprojnë:
Limerick, në Irlandë. Mbjellë drurësh zbukurues që durojnë krasitjen me sistem rrënjor boshtor, përgjatë kambësorëve që shoqërojnë udhët e makinave nga një, në dy ose tre rrjeshta.
Hamburg, në Gjermani. Shtimi i sipërfaqeve me drurë e shkurre klorofil prodhuese nëpërmjet projekte arkitektësh peisazhist për të arritur në 40 % me këtë mbulesë jetë shëndetshme, brenda vitit 2034.
Parisi, në Francë: Parizjanët vazhdojnë të punojnë intensivisht me projekte dhe realizime konkrete, që deri në vitin 2030 të arrijnë t’a bëjnë qytetin më të gjelbërt në Evropë. Dhe ja një objektiv i tyre i shpejtë. ‘’Brenda vitit 2016, parizianët po punojnë për të mbuluar 50% të qytetit me bimësi drunore, shkurrore, livadhe e bimë barishtore një e shumë vjeçare, duke realizuar kështu mbjelljen e 170 mijë drurëve zbukurues.,,
Idetë, projektet, realizimet për shtimin në sipërfaqe, biomas e mrekulli peisazhesh qytetesh, vazhdon për t’i kthyer ato në qytete ekologjike si ngjyrë, si biomasë dhe si funksionues ‘’ mushkrishë të gjelbërta,, në shërbim të jetës së shëndetëshme të qytetarëve.
Po në Shqipëri a mund të realizohen?
Po shpreh disa mendime, në lidhje me pyetjen e mësipërme, pa pretenduar se nuk ka mënyra të tjera, organizimi dhe zgjidhjesh.
- Krijimi i Instituteve Studimore e Projektuese shtetërore e private sipas një ligjeslacioni e rregullash marrë nga përvoja e instituteve të shteteve evropiane të kësaj fushe.
- Hartimi i projekteve afatgjatë për të gjitha qytetet e qytezat në Shqipëri, së paku me një kohë shtrirje 50 – 80 vjet, nga këto institute ose grupe në bashkëpunim edhe me arkitekt nga Evropa.
- Hartimi i planeve rregulluese, i projekteve peisazhistike të qyteteve duke patur në qendër të vëmendjes një planifikim teritori me objktiv: Kthimin e tyre në qytete ekologjike.
- Hartimi i një legjislacioni të nivelit evropian për projektuesit individual, grupe ose institucione private e shtetërore dhe në vazhdim deri te zbatuesit e projektit e dorëzimin e punimeve, ndërtimeve, kanalizimeve etj. dhe deri peisazheve të gjelbërta.
- Hartimi i ligjeve rigoroze për mirëmbajtjen e banesave me funksione të ndryshme së bashku me kujdesimet kulturale të parqeve, lulishteve, si pjesë të peisazheve të gjelbërta për të rritur cilësinë e jetës së banorëve.
- Detyrime nëpërmjet ligjeve të krijimit të mjediseve të gjelbërta të të gjitha institucioneve private e shtetërore, shkollave, komlekseve industriale tregtare, vilave në raport me punonjësit dhe sipërfaqen ndërtuese.
Realizimet e mësipërme nuk kryhen me aksione, nuk kryhen vetëm me mendime të ‘’njëshit,, apo të disave të zgjedhurish partiak ose institucionesh. Ato realizohen kur marrin pjesë arkitektët më të zgjedhurit, inxhinier të profileve të ndryshme, Fakultetet e Shkencave e katedrave përkatëse duke u organizuar, bashkëpunuar dhe konkuruar në ekonominë e tregut.
Kurse në fushën e gjelbërimit duke mbjellur, barëra shumë vjeçar, shkurre, shkurrëza e drurë zbukurues përherë gjelbërt ose gjethërënës, që natyra shqiptare i ka me shumicë që nga bregdeti e deri në shpatet e maleve Korab, Jezercë, Tomorr e Gramoz. Mjafton që fidanishtet private t’i kultivojnë e rritin si fidana.
Shërbimet kulturale që në fillimin e krijimit të sipërfaqeve të gjelbërta duke kryer ujitjen, krasitjen, zëvendësimet nga drejtues të shkolluar dhe punonjës të kualifikuar. Me qëllim që të mbajmë të gjallë vazhdimisht arkitekturën peisazhistike kënaqësi sjellëse, funksionale dhe grishëse bujare të qytetarëve të vetë.
Shpresojmë që qeveria E. Rama katër me ‘’Axhendën e Gjelbërt,, për mjedisin, të realizoi objektivin drejt qyteteve më të gjelbërta të Bashkimit Evropian.






















