Nga tempulli i dijes tek abuzimet me tollona, bileta avioni dhe tendera – KLSH zbardh shkeljet në Universitetin e Shkodrës.
Abuzime me biletat e avionit – Nga auditimi i 16 urdhër-shpenzimeve u konstatua se blerja e biletave për transport ajror ndërkombëtar me vlerë 811,058 lekë nuk është kryer sipas procedurave të prokurimit publik.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku janë zbuluar shkelje të shumta financiare dhe administrative që kanë shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Institucioni, i cili duhet të ishte simbol i dijes dhe integritetit akademik, sipas audituesve të KLSH-së, rezulton i përfshirë në abuzime me fondet publike, procedurat e prokurimit dhe administrimin e burimeve financiare.
Gjetjet kryesore të auditimit
Abuzime me biletat e avionit – Nga auditimi i 16 urdhër-shpenzimeve u konstatua se blerja e biletave për transport ajror ndërkombëtar me vlerë 811,058 lekë nuk është kryer sipas procedurave të prokurimit publik.
Keqpërdorimi i tollonave të karburantit – Me autorizim të administratorit, punonjës të USHLG kanë tërhequr karburant për lëvizje me makinat e tyre private në vlerën 221,113 lekë. Gjithashtu janë paguar 34,600 lekë për shpenzime karburanti brenda vendit pa dokumentacion justifikues.
Abuzime në tendera – Për kontratën e rikonstruksionit të çatisë së Fakultetit të Shkencave të Edukimit (FSHE), me vlerë 11,418,326 lekë, audituesit kanë evidentuar se punimet nuk janë kryer sipas kushteve, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 866,056 lekë pa TVSh.
Rekrutime dhe paga – KLSH thekson se procedurat standarde për rekrutimin dhe pagat e stafit nuk janë respektuar.
Studentë debitorë – Mbi 600 studentë nuk kanë shlyer tarifat e studimit dhe të diplomimit, duke krijuar të ardhura të munguara për universitetin.

Shifrat e raportit
Në raportin përfundimtar janë formuluar:30 gjetje dhe 32 rekomandime për masa organizative.5 gjetje dhe 6 rekomandime për shpërblim dëmi. 8 gjetje dhe 8 rekomandime për përdorim të fondeve pa efektivitet. 2 gjetje dhe 3 rekomandime për të ardhura të munguara.
Në rastin e pagesave të stafit me detyrë përgjegjës në Rektorat, paga e tyre është realizuar në kundërshtim me parashikimet ligjore të VKM nr.187 datë 08.03.2017.
36 anëtarë të personelit ndihmës akademik me karakter administrativ pranë Rektoratit ishin punësuar pa iu nënshtruar më parë procesit të rekrutimit, në kundërshtim me VKM nr.176 datë 29.03.2006 ‘’Për botimin e buletinit e njoftimeve publike’’.
Me vendimin nr. 16 datë 13.01.2023 “Për pagesën për sekretaren e Bordit të Administrimit të USH-së”, është vendosur miratimi i pagesës shtesë mbi pagën normale për detyrën si sekretare e BA me një vlerë prej 15,000 lekë në muaj. Veprim ky në kundërshtim me ligjin nr. 8480 datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve
publike” neni 2, pika 1.
Nga auditimi i dokumentacionit për shpenzimet mbi pagesat për orët jashtë orarit zyrtar për periudhën objekt auditimi, u konstatua se në janar të vitit 2024 janë paguar 13 punonjës ndërsa në muajin prill 12 punonjës. Grupi i auditimit konstatoj se nuk ka kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë dhe miratimin e titullarit të institucionit për punonjësit që kanë punuar orë shtesë, por urdhri administratorit për pagesën për orët jashtë orarit zyrtar është mbas faktit, pasi dhe në shkresën me nr, 4005/1 datë 12.12.2023 nuk është cituar se grupi i punës do të punojë jashtë orarit zyrtar të punës.
Për muaj mars në vitin 2024 janë paguar 5 punonjës me orë jashtë orarit zyrtarë. Grupi i auditimit konstatoi se tek shkresa me nr, 715 prot datë 27.02.2024 për ngritjen e grupit të punës nuk është specifikuar se kur do të punojë jashtë orarit zyrtar grupi i punës. Ndërkohë tek listë prezenca e muajit mars me nr, 1106/8 prot, datë 02.04.2024 rezulton se punonjësit e sipërcituar nuk kanë punuarjashtë orarit zyrtar të punës pasi në ditë pushim zyrtar siç është e shtuna dhe e diela prezenca është shënuat me (P) pushim.
Në 3 procedura prokurimi, me vlerë totale të fondit limit 10,708,327 lekë pa TVSh, parregullsi në hartimin e fondit limit, në hartimin e specifikimeve teknike dhe vendosjen e kritereve jo në përputhje me objektin që prokurohet.
Në 4 procedura prokurimi, me fond limit 22,731,163 lekë pa TVSh, OE të shpallur fitues në
dokumentacionin e paraqitur prej tyre kishin mangësi në plotësimin e kritereve të vendosura në DT.
Keqpërdorimi i tollonave të karburantit – me autorizim të administratorit, punonjës të USHLG kanë tërhequr karburant për lëvizje me makinat e tyre private në vlerën 221,113 lekë. Gjithashtu janë paguar 34,600 lekë për shpenzime karburanti brenda vendit pa dokumentacion justifikues.
Në 4 procedura prokurimi, me fond limit 28,582,588 lekë pa TVSh, janë nënshkruar 2 kontrata me të njëjtën OE të shpallur fitues dhe të njëjtën objekt prokurimi, zbatimi i kontratës është bërë referuar kontratës së dytë.Në 1 (një) procedurë prokurimi, kontrata me OE është nënshkruar me datë 06.10.2022 dhe përfundon brenda 60 ditëve nga nënshkrimi i saj ose me datë 05.12.2022. Ndërkohe që shtesa e kontratës është lidhur me datë 06.12.2022 kur ka përfunduar kontrata e parë, por çdo ndryshim kontrate mund të bëhet vetëm gjatë kohëzgjatjes së tyre. Veprime në kundërshtim me LPP nr. 162 dt. 23.12.2020 neni 127 Modifikimi i kontratave gjatë afatit të tyre si dhe VKM Nr. 285, datë 19.5.2021 i ndryshuar Neni 23 Njoftimi i modifikimit të kontratës gjatë kohëzgjatjes së saj.
Në 1 (një) procedurë prokurimi, me urdhrin nr, 2984/20 datë 26.12.2023 është ngritur komisioni për ndjekjen dhe zbatimin e kontratës. Komisioni i zbatimit të kontratës ka mbajtur proces verbale më datë 27-28.12.2023 mbi kryerjen e aktiviteteve, por aktivitetet janë kryer përpara proces verbaleve të mbajtura nga komisioni si dhe përpara ngritjes së urdhrit për ndjekjen dhe zbatimin e kontratës.Në 1 procedurë prokurimi, vendimi i KPP nuk është zbatuar brenda 5 ditëve, por është zbatuar 122ditë me vonesë nga AK.
Në 5 procedura prokurimi të vitit 2022 me fond limit 27,080,671 lekë pa TVSh, dokumentet e dorëzuara nga operatorët ekonomik fitues në përmbushje të kërkesave të vendosura në DT nuk protokollohen në zyrën e arkiv protokolli nga OE. Dokumentacioni merret në dorëzim nga komisioni i vlerësimit të oferta, i cili mban dhe një procesverbal me dokumentet e marra në dorëzim dhe më pas protokollet pranë AK .
Nga auditimi i 16 urdhër shpenzimeve grupi i auditimit konstatoi se blerja e biletave të transport ajror ndërkombëtare me vlerë 811,058 lekë nuk është zhvilluar me procedurën e prokurimit publik,Nga auditimi i kartelave të karburantit për periudhën objekt auditimit konstatohet se me autorizim të administratorit tërhiqnin karburant punonjës të USHLG për arsye pune si dhe lëviznin me makinat e tyre personale në vlerën 221,113 lekë. Gjithashtu dhe tek dietat brenda vendit është paguar shpenzime karburanti në vlerën 34,600 lekë por pa dokument justifikues për shpenzimin e kryen (kuponët tatimor).
Nga shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion për zbatimin e kontratës me objekt:
“Rikonstruksion çatia FSHE”, me nr.1030/2 prot., datë 25.03.2024, lidhur midis Universitetit
Luigj Gurakuqi, Shkodër dhe Operatorit Ekonomik OE “L” Shpk. Vlera e kontratës është
11,418,326 lekë me TVSh, rezulton se punimet nuk kanë përfunduar sipas kushteve të kontratës, duke evidentuar një dëm ekonomik në vlerën 866,056 lekë pa TVSh.
Sipas të dhënave të paraqitura, vërehet se nga planifikimi në PBA për vitin 2022, investimet e realizuara përbëjnë vetëm 7%, ndërsa nga plani vjetor i buxhetit, realizimi i investimeve arrin në 14%. Kjo tregon qartë një mungesë të theksuar në analizimin dhe planifikimin e investimeve nga strukturat përgjegjëse në USHLG.
Nga auditimi i aktiveve afatshkurtra materiale rezulton se për llogarinë 520 “Disponibilitete në thesar” konstatohet një diferencë prej 827,113 e cila nuk është rakorduar bazuar në përcaktimet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Nga auditimi i aktiveve afatshkurtra (qarkulluese) u konstatua se në llogarinë 468 “Debitorë të ndryshëm”, e cila përfaqëson detyrimet që kanë të tretët ndaj universitetit për periudhën e auditimit është mbyllur me tepricë zero. Nga të dhënat e platformës se sekretarisë online “Pitagora” teadministruara nga grupi i auditimit në format elektronik konstatohen se janë 614 studentë debitorë të regjistruar në Universitetin e Shkodrës me vlerë totale 14,386,000 lekë. Nga këta studentë të cilët janë debitor, 167 studentë janë me status “Diplomuar” që në vlerë kapin shifrën 4,330,000 lekë, të cilat nuk janë arkëtuar nga ana e Universitetit. Në librat e kontabilitetit të Universitetit këto të dhëna nuk janë të konstatuara apo të kontabilizuara. Nga auditimi i llogarisë 210 “Toka troje terrene” konstatohet se, nga përllogaritjet e grupit të auditimit mbi sipërfaqen e tokës truall ku Universiteti ushtron aktivitetin, sipas shkresës nr 922/1 prot, datë 13.03.2024 rezulton një sipërfaqe toke truall prej 13,536.64 metër katror. Vlera e tokës truall sipas shkresës së mësipërme në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 89, datë 3.2.2016 “Për Miratimin e Hartës së Vlerës së Tokës në Republikën e Shqipërisë rezulton në vlerën120,992,154.24 lekë, nga e cila vetëm 888,000 lekë është e kontabilizuar në llogaritë kontabël të pasqyrave financiare të Universitetit. Diferenca prej 120,104,154,24 lekë nuk është pasqyruar dhe kontabilizuar në llogaritë kontabël të pasqyrave financiare të Universitetit duke sjellë një paraqitje jo të drejtë dhe të saktë të pozicionit financiar në datën e mbylljes se pasqyrave financiare për vitin2022 dhe 2023.
Nga auditimi i të ardhurave konstatohet se për laboratorin e Diagnostifikimit Mikrobiologjik, i cili është pjesë e strukturës së Rektoratit, sipas nenit 91 të “Rregullores së administratës të Rektoratit të USH-se” si funksion të saj ka kryerjen e analizave mikrobiologjike për individët dhe realizimin e të ardhurave në buxhetin e USH-se, operohet me performancë negative. Nga auditimi i të ardhurave konstatohet se të ardhurat e Universitetit kontabilizohen në momentin e arkëtimit dhe jo të konstatimit, duke operuar me kontabilitetin me baze likuiditetin.Nga auditimi i inventarizimit të pronës shtetërore për vitin 2023 konstatohet se për procesin e
inventarizimit ka dalë vetëm urdhri për “Krijimi i komisionit të inventarizimit dhe vlerësimit fizik te aktiveve”, por procesi i inventarizimit nuk është zhvilluar.




















