Në RTSH 1000 euro kostumi te Altin Mici, 50 euro shamia-

Në një dokument  mund të shihet natyra e shkujdesjes edhe me kostumet e kërkuara për drejtuesit e emisioneve.

Tabela e paraqitur, e cila tregon listimet për porosi kostumesh, por jo një kontratë të mirëfilltë, zbulon se si ato janë porositur pranë stilistit Altin Mici.

Sigal

Disa porosi janë pjesë e dokumentit, përfshi një faksimile , ku kostumet shkojnë në vlerën e 1 mijë eurove copa dhe këmishat në vlerën e 250 eurove copa.

Për më tej, edhe rreth një anomalie si listimi i shamive të xhaketave në vlerën e 50 eurove copa.

Një tjetër tregues i abuzimeve që kanë ndodhur me RTSH-në dhe e kanë dërguar në gradën e sotme të një situate kritike institucionin kryesor mediatik në vend, pa menduar se si pakujdesia me menaxhimin e fondeve, deri në detaje për garderoba të tilla me vlera përtej normales./ Albanian Post