Çlirim Hoxha: Duartrokitje të përjetshme Met!

661
Sigal

(Elegji për parodistin Muhamet Liko)

 

 

Eh Met,

Si ike kështu miku im,

ti që na gajasje me humorin tënd,

ti që për Vlorën ishe gëzim?!

 

Zoti u mblodhi të katër me dorë,

Zoti zgjedh të mirët e të mirëve,

në oborrin e artit me kurorë,

o artisti i madh i të gjithëve.

Vlora nuk e pranon këtë ndarje,

pa lejen e Vlorës nuk ke të drejt,

ti që skenave u fale buzëqeshje,

ti që linde për të tjerët në këtë jetë.

 

Si mund ta pranojmë ikjen tënde,

si mund ta besojmë vërtetë,

në çaste të tilla dridhen kuvendet,

dhe duartrokitje lëshojnë përjetë.

 

Oh miku im përse kaq shpejtë,

Ta lesh skenën tënde në pikëllim,

Ti lesh familjarët, miqtë dhe shokët,

Në zi, në lot e në hidhërim.

 

Ngehu Meti skena po të pret,

Spektatorët duartrokasin pa fund,

Në qiellin e natës u duk një komet,

Një meteor i shndritshëm u bë yll.