Sejmen Gjokoli: Një jet’ për humorin e shkrirë

712
Sigal

Një jet’ për humorin shkrirë..

 Sejmen Gjokoli

 

Në vend të homazhit për Mjeshtrin e madh të humorit, Muhamet Liko

Lajm i rëndë me peshë deti,

Thonë u shua Muhameti.

U përhap rrufe si gjëmë,

Ndali valle, preu këngë.

Në buzë fjala na mbeti,

Iku i skenës, lezeti.

Iku lezeti në skenë,

Humori që mbushte dhenë.

Iku Meti, meteori,

Ikona që kish’ humori.

Aktori që gdhendi mirë,

Parodi e pantonimë.

Që skenës i ndizte zjarre,

Me Katërshen famëmadhe.

Tani iku, shkoi larg,

Na la rolet varg e varg.

La modelin e humorit,

Buzqeshjen e kraharorit.

Pas la det me dëshpërim,

Yll i artë, i vendit tim.

Met’ i dashur, lamtumirë,

Një jetë për humorin shkrirë!