Bulqizë/ Rritet numri, 100 persona të helmuar nga uji

763
Sigal

Ka shkuar në 100 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në lagjen “Qyteti i vjetër” në Bulqizë.

Mes personave që kanë shfaqur simptoma helmimi ka edhe shumë fëmijë.

Banorët thonë se linja e ujësjellësit është e amortizuar dhe mund të jetë ndotur nga miniera.

Ekspertët kanë marrë mostra të ujit që janë sjellë në Tiranë për analiza, ndërsa banorët janë urdhëruar të mos e përdorin ujin që u shkon në çezma.

Banorët e Bulqizës mbeten në alarm, ndërsa numri i qytetarëve që shfaqin shqetësime vijon të rritet.