Akademik Artan Fuga: Turp të përdorësh gjakun e të rënëve për trafik votash!

466
Sigal

Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve! Sot në 5 Maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes sime të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre! Janë në themelet e Shqipërisë! Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre! Turp edhe për ata që duan ta hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore! Kërkojnë ta hipotekojnë për qëllime elektoraliste! Është të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash! Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!”