- Marrja e fjalës nga Sali Berisha në podiumin e kuvendit duke zhvendosur Enkelejd Alibeajn mund të trajtohet edhe si mosrespektim i rregullores së Kuvendit por në asnjë rast ajo s’do të mund të klasifikohej si një praktikë e vjetër e antidemokratike…sepse ajo ka ndodhur dhe vijon të ndodhë në parlamente të ndryshme të botës demokratike… Madje dikush do të “mburrej” për të kundërtën por një “incident” i tillë në parlamentin komunist të para 1990 s’kishte asnjë mundësi të ndodhte sepse gjithcka ishte e planifikuar deri në detaje… Kjo që shqiptarët kanë parë disa ditë më parë në kuvendin e Shqipërisë, ka ndodhur dhe ndodh në shumë parlamente demokratike të botës dhe në asnjë prej këtyre rasteve jo vetëm s’është parë e dëgjuar po as ka qënë e nevojshme ndërhyrja e një përfaqsuesi të huaj. Janë vetë deputetët që vlerësojnë ngjarjen e mosrespektimit te rregullores se parlamentit nga aktorë të ndryshëm, përfshi edhe kryetaren e parlamentit dhe gjejnë zgjidhjen e përshtatshme pa patur nevojën e një arbitri, aq më pak të jashtëm?! Kjo do të ishte e papranueshme dhe cënim i rëndë i sovranitetit! Deri ofenduese! Ky është një përfundim që kam hasur tek shumë intelektualë me formim shkencor e të ndershëm në këtë vend të vogël, që mund të jetë i varfër ekonomikisht, por ka jo pak burra e gra të mencura…
- Nga një analizë e thelluar, racionale e shkencore e kësaj ngjarje mund të arrihet në disa përfundime:
- Antidemokratike dhe kundër dinjitetit njerzor, e natyrisht dhunim i rëndë i rregullores së kuvend, ka qënë fyerja e ofendimi që kryeministri Edi Rama i bëri ish-presidentit Sali Berisha me fjalën e tij të pashëmbullt duke e cilësuar ish-presidentin e vëndit “të vdekur politikisht” (gjë që natyrisht është shumë e rëndë por edhe për më tepër s’i përket KM të vendit të bëjë cilësime të tilla për ish-presidentin e vëndit e deputetet në këtë legjislaturë, përderisa s’ka asnjë vendim të një gjykate shqiptare për një cilësim të tillë) që normalisht duhej të ndëshkohej nga struktura adekuate e Kuvendit të Shqipërisë, pa pasur nevojë të bëheshin deklarata nga aktorë të jashtëm…sic bëri ambasadorja e SHBA në Tiranë…
- Antidemokratik dhe i ndëshkueshëm do të cilësohej edhe qëndrimi i kryetares së kuvendit që s’i dha menjëherë fjalën ish-presidentit të vendit apo deputetit SB të replikonte sipas normave të rregullores së Kuvendit por në dhunim të hapur të rregullores së Kuvendit iu mohua e drejta e fjalës ish-presidentit e deputetit të kuvendit aktual për të shprehur qëndrimin e tij për ofendimet dhe fyerjet që Kreyministri i vendit i bëri atij. Struktura adekuate e kuvendit duket të kishin marrë menjëherë në shqyrtim edhe këtë veprim të Kryetares së Kuvendit dhe duhet ta kishin trajtuar sipas parashikimeve të rregullores…
- Fyes, antidemokratik dhe në dhunim të rregullores së kuvendit ishte edhe qëndrimi i kryetares së kuvendit Lindita Nikolla duke i dhënë fjalën pas ofendimeve dhe fyerjeve të Kryeministrit ndaj ish-presidentit, një deputeti tjetër, konkretisht deputetit të PD Enkelejd Alibeaj. Madje ky veprim i kryetares së kuvendit, është cilësuar nga shumë njerëz të ndershëm e te mencur të këtij vendi, i qëllimshëm dhe me synime diversioni ndaj opozitës e deri madje deri edhe i porositur nga Kryeministri. Normalisht, deputeti Alibeaj, një jurist dhe njohës i mirë i rregullores së kuvendit duhet të mos e pranonte këtë vendim të gabuar të kryetares së Kuvendit dhe ndërkohë të hidhte poshtë me neveri këtë diversion të panevojshëm…
- Përfundimisht e përmbledhtas nga kjo analizë të cilën duhet ta kishte bërë menjëherë struktura adekuate e Kuvendit në një mbledhje speciale të parashikuar nga rregullorja e Kuvendit duhet të ishin trajtuar sipas parashikimeve të parashikuara në rregulloren e kuvendit:
- fyerja dhe ofendimet e Kryeministrit ndaj ish-presidentit e deputetit Berisha; cuditërisht për herë të parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë heshti për ofendimet e Kryeministrit por edhe për mos-ndëshkimin nga Kuvendi të dhunimit nga Kryeministri të rregullores së kuvendit duke ofenduar e fyer ish-presidentin apo deputetin SB. Në realitet do të cilësohej e gabuar nëse ambasadorja do të ndërhynte për të dhënë mendim për “ofendimin e Ramës ndaj Berishës” sepse ai veprim i saj do te cilësohej edhe në këtë rast si ndërhyrje në punët e brëndshme të kuvendit; pra pavarësisht se ajo s’bëri atë që bën gjithnjë, për mendimin tim ajo bëri shumë mirë që s’reagoi por në fakt shqiptarët s’janë as naivë dhe as budallenj të mos e kuptojnë përse ambasadorja e SHBA heshti ndaj “ofendimeve dhe fyrejeve” që kryeministri lëshoi në drejtim të ish-presidentit, kjo duket i pëlqeu?!
- dhunimi i rregullores e ndoshta deri edhe diversioni i kryetares së Kuvendit (ajo si e paanshme s’duhet të lejojë asnjë dhunim të rregullores së kuvendit dhe në asnjë rast të mos bëhet pjesë e diversionit politik ndaj opozitës). Edhe për këtë veprim, për herë të parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë heshti dhe për mendimin tim bëri shumë mirë që heshti ndonëse në realitet heshtja e saj duket se lidhet me vlerësimin si të drejtë të veprimeve të kryetares së kuvendit, vecanërisht kundër ish-presidentit të vendit dhe deputetit SB?!
- minimalisht duhet të ishte ndëshkuar moralisht naiviteti (për të mos i vendosur cilësorin adekuat veprimit të deputetit demokrat) i Alibeaj që pranoi, në dhunim të rregullores së kuvendit, diversionin e dyshes Nikolla-Rama, duke marrë fjalën që s’i takonte, aq më tepër përpara një kolegu të tij si SB që jo vetëm kishte të gjithë të drejtën në anën e tij për të reaguar para tij ndaj ofendimeve e fyerjeve të kryeministrit, me moshë shumë më të madhe se ai, ndërkohë që e kishte pasur edhe drejtues të partisë së tij, kishte qënë anëtar i qeverisë së drejtuar prej tij dhe s’duhet të harronte në asnjë rast se “kjo lojë diversioni” po drejtohej kundër ish-presidentit të vendit me synimin e qartë për të përcarë e dobësuar opozitën ku ai bënte pjesë vetë…Cuditërisht, këtë herë ambasadorja ndërhyri duke u shprehur me terma të cuditshëm kundër veprimit të ish-presidentit apo deputetit SB për të marrë fjalën që i takonte dhe në respekt te kërkesave të rregullores ndaj ofendimeve të kryeministrit?! Kjo ishte një nderhyrje në cënim të dinjitetit dhe sovranitetit të kuvendit! Të gjithë shqiptarët e ndershëm e të mencur kuptuan shumë mirë arsyen e kësaj ndërhyrje të cuditshme!
- Por me cuditshmja në të gjithë këtë histori ka të bëjë me faktin që Edi Rama, ofenduesi i “madh” që duhet të ishte ndëshkuar rëndë nga kuvendi por edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë në rrezonancë me Ramën vazhduan edhe pas seancës të stigmatizojnë si jo demokratik qëndrimin korrekt e dinjitoz, të guximshëm e në përputhje të plotë me rregulloren e kuvendit të ish-presidentit të vendit apo deputetit SB, duke shfaqur atë që e dinë të gjithë shqiptarët … Këto veprime kanë nxitur antipati ekstreme te një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që s’janë mbështetës të ish-presidentit të vëndit apo deputetit SB por kërkojnë që Rama të ruajë etikën në kuvend dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë të respektojë dinjitetin e shqiptarëve të ndershëm dhe të mos cënojë sovranitetin e vëndit më promaerikan në Europë…Kam përshtypjen që edhe shumë diplomatë në Tiranë janë habitur jo vetëm nga ndërhyrja e ambasadores por edhe nga qëndrimet e gabuara të Ramës dhe qëndrimet jo adekuate të Alibeajt!
* Kastriot Islami ka qënë kryetar i kuvendit të parë pluralist






















