Fondi Shqiptar i Zhvillimit çon miliardat në xhepin e oligarkëve

315
Sigal

FSHZH i drejtuar nga Dritan Agolli që duhet të zhvillonte tendera të hapur ndërkombëtar, brënda 1 viti ka prokuruar mbi 36 miliardë lekë , ku mbi 20 miliardë ua ka dhënë vetëm 4 kompanive lokaliste, ku futet edhe restoranti i djalit të tij. Drejtësia fle gjumë përpara kësaj maskarde, kur qytetarët nuk kanë bukë të hanë

Më shumë se gjysma e tenderave “ndërkombëtarë” të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit prej janarit të vitit 2021 e në vijim, janë fituar nga kompani shqiptare. Në terma financiarë, kompani si “Fusha”, “Gjikuria”, “4-AM” e të tjerë, kanë përfituar më shumë se 20 miliardë lekë të vjetra, nga një total prej 36 miliardë që janë prokuruar nga institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli në 15 muaj e fundit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka statusin e “organizatës jofitimprurëse” dhe siguron fondet për tenderat nga Qeveria Shqiptare dhe donacione të tjera, kryesisht ato të huaja.

Për shkak të statusit, ky institucion, në shumicën e rasteve, nuk i nënshtrohet rregullave normale të tenderave, sipas parashikimeve të ligjit “Për Prokurimet Publike”.Tenderat e këtij institucioni zhvillohen në bazë të disa procedurave specifike dhe kryesisht me thirrje ndërkombëtare.Diçka e tillë dallohet qartësisht edhe në rubrikën “prokurime” në faqen zyrtare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku informacionet janë në gjuhën angleze.Por, pavarësisht “thirrjeve ndërkombëtare”, tenderat e zhvilluar nga Dritan Agolli, në përgjithësi fitohen nga kompani shqiptare.Këto të fundit kanë karakter lokalist, pra që nuk gjejnë rrugën e suksesit jashtë kufijve të vendit tonë.Por, në tenderat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ato janë shpesh më të suksesshme, krahasuar me kompani të huaja, të cilat kanë përvojë, fonde e staf shumë herë më të fuqishëm se sa “bosët” shqiptarë të ndërtimit.Janë renditur të dhënat mbi tenderat “ndërkombëtarë”, të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit prej janarit 2021 e deri në mars 2022.Në këtë periudhë sipa boldnews janë zhvilluar 15 tendera, me fonde 18 miliardë lekë të vjetra, 7.7 milionë dollarë dhe 6.5 milionë euro. Në monedhën shqiptare, fondi total i prokuruar nga Agolli është mbi 36 miliardë lekë të vjetra.Nga 15 procedura, 9 janë fituar nga kompani shqiptare, për një total prej 18 miliardë lekë të vjetra, 230 mijë euro dhe 2 milionë dollarë, ose, në monedhën shqiptare, rreth 21 miliardë lekë të vjetra.

Lista e tenderave

11 janar 2020
Emri i projektit: “Përmirësimi i Integrimit Urban të Përmetit”
Fondi; 398.547.169 lekë
Pjesëmarrës: 5 kompani
Skualifikohen; 4
Fitues: Fusha shpk

9 Mars 2021
Emri i projektit: “Rikonstruksioni i rrugës Roskovec-Poshnje”
Fondi; 554,279,004 lekë
Pjesëmarrës; 11 kompani
Fitues: JV “G.P.G. Company” shpk & “Gjikuria” shpk

7 Prill 2021
Emri i projektit: “Plani i Lëvizshmërisë dhe Projektimi i Detajuar i Investimeve të Projektit për Përmirësimin e Integruar Urban të Gjirokastrës”
Fondi; 294,318 Euro
Pjesëmarrës: 21 kompani
Fitues; JV “ARS Progetti” s.p.a. & SPT s.r.l. & PCS sh.p.k

9 prill 2021
Emri i projektit: “Projektime të Detajuara dhe Mbikëqyrje Ndërtimi për Infrastrukturën për Pikëpamjet përgjatë qarkut turistik në Shqipërinë e Jugut”
Fondi: 95,300 Euro
Pjesëmarrës: 12 kompani
Fitues; JV MAU Architecture sh.p.k. & “F&M engegneria” s.p.a

13 Prill 2021
Emri i projektit: “Përmirësimi i integruar urban i Beratit/paketa nr. 1 – Goricë”
Fondi: 407,148,638 lekë
Pjesëmarrës: 4 kompani
Fitues: Fusha sh.p.k.

21 Maj 2021
Emri i projektit: “Shërbimet e Mbikëqyrjes për Punimet e Integruara Urbanistike – Bashkia Berat”
Fondi: 228,600 Euro
Pjesëmarrës: 14 kompani
Fitues: JV Abkons sh.p.k. & Taulant sh.p.k

4 qershor 2021
Emri i projektit: “Zbatimi i masave paraprake për të adresuar shqetësimet urgjente të sigurisë dhe për të parandaluar humbjen e strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”
Fondi: 174,900,930 lekë
Pjesëmarrës: 2 kompani
Fitues: JV Alb-Building sh.p.k. & AD Star sh.p.k.

29 korrik 2021
Emri i projektit: “Ndërtimi i urës nr. 2 km 7+500 Rruga Fier – Seman”
Fondi: 2,033,178 USD
Pjesëmarrës: 4 pjesëmarrës
Fitues: 4 A-M” shpk

30 korrik 2021
Emri i projektit: “Rehabilitimi i rrugës dytësore në zonën turistike Plepa-Golem”
Fondi: 4,527,343 USD
Pjesëmarrës: 11 kompani
Fitues: Cemil Ozgur Insaat Sanayi Ve Ticaret AS”.

6 gusht 2021
Emri i projektit: “Ujësjellës Himarë, Rrjeti i Transmetimit, Dhomat, paketat A+B”
Fondi: 6,845,264 euro
Pjesëmarrës: 6 kompani
Fitues: Kuzu Toplu Konut Insaat AS

25 gusht 2021
Emri i projektit: “Shërbimet e mbikëqyrjes për punimet e rindërtimit të integruar urban – Bashkia Gjirokastër”
Fondi: 247,500 Euro
Pjesëmarrës: 11 pjesëmarrës
Fitues: “Hill International” & “Civil Cons” ltd

26 gusht 2021
Emri i projektit: “Rinovimi i godinës së shkollës Vat Bushi”
Fondi: 12,038,139 ALL
Fitues: “Nika” sh.p.k

11 nëntor 2021
Emri i projektit: “Rigjenerimi i zonës përreth Muzeut Etnografik dhe rrugës Mihal Komnenno; (ii) Restaurimi i peizazhit urban historik të lagjes Mangalem; (iii) Restaurimi i peizazhit historik të sheshit”
Fondi: 271,999,999 ALL
Pjesëmarrës: 3 kompani
Fitues: JV “Leon Konstruksion” sh.p.k. & “BE – IS” sh.p.k.

10 janar 2022
Emri i projektit: “Shërbime konsulence për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Turistik dhe Përmirësimin e Statistikave – Vlerësimi dhe Specifikimi Teknik i Mallrave/Sistemi i Statistikave të Turizmit”
Fondi: 36,920 Euro
Pjesëmarrës: 8 kompani
Fitues: Acorn Tourism Consulting Limited

23 mars 2022
Emri i projektit: “Projektimi i ndërtimit të rrugës Prekal – Qafa e Shoshit – Lotaj dhe Lekbibaj – Qafa e Agrit – Nderlysaj”
Fondi; 248,880 USD
Fitues: “InfraKonsult” shpk