Angelo Massafra: Qeveria të garantojë jetë cilësore që shqiptarët të mos braktisin atdheun

372
Sigal

Apeli i Ipeshkëvit/ Atyre që kanë përgjegjësinë në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe shëndetësore të këtij kombi, u bëj ftesën që të krijojnë struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët, në mënyrë që ata të mos detyrohen të heqin dorë nga atdheu. Emigrimi, rënia e lindjeve dhe abortet e shumta, po sjellin plakjen e popullsisë. Me këtë trend Shqipëria do të kalojë nga kombi më i ri në Evropë në kombin më të vjetër

Atyre që kanë përgjegjësinë në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe shëndetësore të këtij kombi, u bëj ftesën që të krijojnë struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët, në mënyrë që ata të mos detyrohen të heqin dorë nga atdheu

“Emigrimi, rënia e numrit të lindjeve e nga ana tjetër abortet e shumta, po sjellin plakjen e popullsisë. “Me këtë trend Shqipëria do të kalojë nga kombi më i ri në Evropë në kombin më të vjetër”. Kështu u shpreh Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkv i Metropolit Shkodër-Pult gjatë një deklarate për mediat. Ai i bëri thirrje qeverisë të të krijojë struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët.

Teksa njoftoi se e dielën e parë të shkurtit do të kremtohet, Dita për Jetën, ai theksoi se “njerëzve duhet tu jepet ndihmë konkrete pasi çdo ditë e më shumë janë duke u rritur rastet e vetëvrasjeve, numri i aksidenteve rrugore, të shkaktuara nga mospërfillja e rrezikut, gjë që tregon se sa pak e vlerësojmë jetën tonë dhe atë të të tjerëve”.

Ipeshkvi i Shkodrës u ndal tek plagët sociale që po çojnë në plakjen e popullsisë.

“Gjithë kësaj i shtohet praktika e neveritshme e abortit, që është vrasje e mirëfilltë Duhet të kemi parasysh se Shqipëria po përjeton një rënie të fortë demografike për shkak të shpopullimit, për mungesën e lindjeve dhe për aborte te shumta; dhe me ketë trend Shqipëria do te kaloi nga kombi më i ri në Evropë në kombin më të vjetër.

Në fund të deklaratës, Massafra u drejtoi një mesazh qeverisë.

“Atyre që kanë përgjegjësinë në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe shëndetësore të këtij kombi, u bëj ftesën që të krijojnë struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët, në mënyrë që ata të mos detyrohen të heqin dorë nga atdheu, nga të dashurit e tyre apo, madje, edhe të heqin dorë nga jeta e tyre”.