- – Për shumë vite industria e naftës ka qënë burimi kryesor i të ardhurave në buxhetin e shtetit
- – Në atë sistem, i cili bazohej në alternativën e mbështetjes në forcat e veta nafta konsiderohej si mjeti që çante bllokadën
- – Nafta siguronte për sistemin komunist burimet kryesore të energjisë dhe valutës
- – Ideja e çekut të bardhë në vitet 90 shkatërroi një pjesë të pasurisë materiale
- – Nga keqqeverisjet kemi largimim e të rinjve të aftë për punë dhe largimin e trurit të kombit
- – Reduktimi i popullsisë tregon se klasa politike në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë një mish i huaj për kombin
- – Kemi vite që hamë nga pasuritë që brezat na lanë, kemi shtuar papunësinë, kemi shtuar njërëzit që duan mbështetje
- -Nuk mendohej kurrë plakja e popullsisë, dhe abandonimi i punës pasi kemi nivele qesharake të pagave
- -Fundi i Rafinerisë së Ballshit ishte preludi i kryeminstrit Rama, këtij përbindëshi shqiptar, i cili nuk ndryshon fare nga parardhësit e vet.
- – Ai që shkatërron industritë strategjike ai është armik i vendit.
- – Kryeminstrat shqiptarë pas viteve 1990 e kanë vërtetuar tashmë teorinë e çekut të bardhë
Për shumë vite industria e naftës ka qënë burimi kryesor i të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të të ardhurave kombëtare po ashtu edhe të shpenzimeve dhe investimeve kapitale. Në atë sistem, i cili bazohej në alternativën e mbështetjes në forcat e veta nafta konsideroj si mjeti që çante bllokadën. Ajo siguronte për sistemin burimet kryesore të energjisë dhe valutës. Pas vitit 1990, ridimensionimi politik dhe futja në sistemin kapitalist, nënkuptonte jo vetëm naftën si pasuri kombëtare, që duhej rivlerësuar, por çdo aktiv i këtij kombi duhej të merrte vlerën e vet. Çdo shtet ka tre burime që përbëjnë të ardhurat e tij potenciale:
1.Të mirat e e bekuara nga sipërfaqja mbi e nëntokësore e këtij vëndi nga natyra që përbëheshin nga pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore, sipërfaqja ajrore dhe detare e tij.
2.Nga fuqia punëtore ose forca e aftë për punë që matet thjesht nga mosha mesatare e popullsisë aktive për punë, shkalla e kualifikimit të saj dhe jetëgjatësia mesatare e kësaj shtrese, numri ose % e atyre, që kanë nevojë për mbështetje me mallra dhe shërbime ( pensionistët dhe të paaftët për punë).
3- Nga pasuritë e lëna trashëgim nga brezat e kaluar dhe që janë në përdorim.
Ideja e çekut të bardhë
Ideja e çekut të bardhë në vitet 90 shkatërroi një pjesë të pasurisë materiale, por ajo nuk mund të shkatërronte atë që natyra i ka falur këtij populli. Kështu që teoria e çekut të bardhë ishte dëmi që shkaktoi mbi një pjesë të pasurisë publike. Pjesa tjetër donte kohën e vet edhe kjo ishte në vijim të çekut të bardhë, por çeku i bardhë ishte ftohur e lagur shpejt dhe ai u gris. Por teoria e tij e shkatërrimit nuk u harrua. Taktika ndryshoi me të famshmen privatizimin qelizor të ekonomisë, shkatërrimin e saj dhe ngritjen e një ekonomie të re kapitaliste, ku shqiptarë dhe të huaj të ishin kapitalistët e rinj që do të vepronin sipas ligjeve të tregut dhe konkurencës së ndershme.
Pasuria kombëtare u la në duar të pushtetit partiak
Nëse pasuria kombëtare u la në duar të pushtetit partiak, ai e përdori thjesht për të mbajtur pushtetin nën terrorin e pushimeve nga puna dhe presionet mbi vëndet e punës në këmbim të votës. Në fakt ai shkatërroi strukturën e fuqisë punëtore në industri, duke mos u kujdesur për atë çka kishte pozitive ai sistem, por duke vepruar në drejtim të kundërt me atë sistem. Nëse do të përkufizoja dëmin kryesor të këtij kapitalizmi shqiptar, shkatërrimi më i madh është në zhvillimin e një strukture punësimi, e cila të ishte e aftë t‘i përgjigjej sistemit të ri duke ruajtur dhe zhvilluar atë që kishte pozitive ai sistem, atë që do të merrej me menaxhimin e pasurive mbi e nëntokësore të shtetit shqiptar. Në fakt shkatërrimi i kësaj armate punonjësish të kualifikuar shkatërroi edhe këto industri ku përjashtim nuk bënte industria e naftës dhe e gazit që nga kërkimi deri tek shitja e nënprodukteve të naftës. Gjatë këtyre 30 viteve të demokracisë industria e naftës është parë si një lopë ku shtrydhja ka qenë maksimale me një ide të qartë shkatërrimin e saj.
Kjo qasje politike e tillë ( nuk ka më rëndësi krahu , ata janë njëlloj) për të shkatërruar me dashje në fillim e mbuluar dhe më pas pa maskë fare më ka shtyrë herë pas here të shprehem publikisht për publikun shqiptar dhe më gjerë se çfarë rrace politikanësh kemi dhe si mendojnë ata për menaxhimin e këtij vëndi. Në disa artikuj unë jam shprehur për naftëtarët, por ata janë pjesë e kësaj shoqërie dhe në mënyrë të ngjashme janë edhe minatorët dhe industria kimike, metalurgjike dhe industritë e tjera përpunuese. Mënyra e trajtimit nuk ndryshon, por ajo që e dallon këtë është se shtetarët tanë kësaj here janë pa maskë dhe me emra dhe mbiemra. Largimi i mjaft shqiptarëve të rinj dhe të aftë për punë largimi i trurit, mungesa e specialistëve dhe reduktimi i popullsisë janë fakte që qeveritë dhe klasa politike në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë një mish i huaj për kombin. Kemi vite që hamë nga pasuritë që brezat na lanë, kemi shtuar papunësinë, kemi shtuar njerëzit që duan mbështetje, kemi plakjen e popullsisë, kemi abandonim të punës dhe kemi nivele qesharake të pagave. Nëpër artikuj kam treguar se si qeveritarët e kanë trajtuar punonjësin naftëtar, si e kanë trajtuar naftën dhe gazin dhe se si atyre nuk ndjejnë për pasurinë, aq sa të krijohet ideja se ne nuk kemi nevojë të na hedhë bota bomba për të na shkatërruar. Ne i dalim para bombave me qeveritë që kemi: I shkatërrojmë para se të hidheh bombat. Fundi i Rafinerisë së Ballshit ishte preludi i kryeminstrit Rama, këtij përbindëshi shqiptar, i cili nuk ndryshon fare nga parardhësit e vet. Askush nuk matet nga fjalët, por nga veprat. Ai që shkatërron industritë strategjike, ai është armik i vëndit. Dhe Kryeminstrat shqiptarë pas viteve 1990 e kanë vërtetuar tashmë teorinë e çekut të bardhë.