Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar shqiptarët me rastin e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe solidaritetit në jetën tonë të përditshme.
Në mesazhin e saj, Spiropali nënvizoi se kjo festë na kujton sakrificën dhe nevojën për politika më të mira që mbështesin shtresat më të cenueshme të shoqërisë.
Ajo gjithashtu shprehu shqetësim për situatat e vështira në zonat e luftës dhe u bëri thirrje për vendosjen e shpejtë të paqes.
Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali: Ju uroj të gjithë shqiptarëve Gezuar Kurban Bajramin. Kjo ditë na kujton sakrificën. Pa sakrificë, nuk mund të korrësh frytet e punës tënde. Kjo ditë duhet të na bëjë që të bëjmë politika më të mira për shtresat vulnerable. Një mesazh kam edhe për zonat e luftës, ku civilët përballen me situata të rënda. Paqja të vendoset sa më shpejt në zona lufte. Ne si shqiptarë duhet çdo ditë të japim më shumë dashuri e solidaritet. Të kemi harmoni dhe vëllazëri me njëri-tjetrit.