Ndërsa 200 policë kanë zbarkuar tek Astir për të ndaluar protestën e banorëve që refuzojnë prishjen e shtëpive, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i kompanisë “DH Albania”, që fitoi tenderin e ndërtimit të Unazës së Madhe me dokumente të falsifikuara është në qejfin e tij.
Zyrtarisht ai shpallur në kërkim ndërkombëtar, por askush nuk e kërkon.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se emri i 26-vjeçarit është shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe tashmë kërkohet bashkëpunimi me partnerët e Europol dhe Interpol për arrestimin e tij.
Dobi përfaqëson kompaninë që fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë Euro, me dokumente të falsifikuara dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë, nga Gjykata e Tiranës. I riu përfitoi 12 milionë Euro për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi dhe 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe të Tiranës.