Privatizimit i HEC-eve nga kompania Kurum është cilësuar si aferë në kurriz të mirëqenies së qytetarëve me shumë prapaskena që favorizuan turqit për blerjen për 109.5 milionë euro dhe si kusht vendosi kthimin e TVSH-së që qeveria i detyrohet asaj. Përgjatë kësaj kohe, nga ana e Ministrisë së Financave, asaj të Ekonomisë dhe kompanisë u diskutua për arritjen e një marrëveshjeje për kryerjen e pagesës se privatizimit të hidrocentraleve, si dhe për kthimin e TVSH te kompania Kurum. Qeveria i kthen Kurum TVSH-në e rimbursuar në masën gati 30 milionë dollarë. SPAK po heton për privatizimin me kompensim të 5 pasurive kombëtare që i janë dhënë KURUM. KURUM është favorizuar me blerjen e 4 hidrocentraleve, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2, pasi flitet se i janë dhënë në një moment të dyshimtë. Pyetja mbetet në drejtësia do hap dosjet që kanë zënë pluhur për privatizimin duke ndëshkuar përgjegjësit.




















