Bie perandoria “Kurum”, hiri kanceroz i mbetjeve toksike nxjerr zbuluar  grupin kriminal me turq e shqiptarë

“Kurum”, linjë trafiku mbetjesh të rrezikshme, eksportoi qindra ton mbetje industriale të rrezikshme, të maskuara si “oksid hekuri”, drejt Tajlandës përmes Portit të Durrësit, pas një viti e gjysmë hetim me zvarritje të pajustifikueshme Prokuroria lëshoi 33 masa arresti

Kurum dhe Sokolaj, eksport hiri  oxhaqesh të metalurgjikut- mbetje të rrezikshme

Sigal

Subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International, në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve (kodi 10 02 07*), kanë ndërmarrë veprime për të fshehur llojin e vërtetë të tyre, në bashkëpunim me të tretë, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë duke shmangur detyrimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

 

Info

Janë 102 kontejnerë që gjenden jo më parg se 300 metra nga qinda banesa në Sektorin Rinia në Shën Avlash. Për asgjësimin e tyre do të duhen miliona auro dhe deri në atë kohë helmi i dalë nga furrat e oxhaqet e  Kurumit në Elbasan do vijojë të shpërndahet.

Kurum

Prokuroria lëshon 33 masa sigurie , Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International si grup i struktuar kriminal me kontejnerë me mbetje të rrezikshme

Kudo që vendosin këmbën mbetet gjurmë aferash, ndërsa mbyllin sytë dhe hapin xhepat në çmenduri që shkojnë tej çdo imagjinate, edhe kur bëhet fjalë për mbetje helmuese. Plot 102 kontejnerë gjenden në zonën e Porto Romanos prej shtatorit të vitit 2024 dhe së fundmi u vërtetua se ishin me mbetje toksike të rrezikshme.

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit, Prokuroria konfirmoi më 24 dhjetor 2025 se konteinerët mbartnin mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga furnaltat e kompanisë “Kurum International”, duke dokumentuar me gjasë krimin më të rëndë mjedisor të dekadave të fundit në Shqipëri.

Sipas rezultateve të ekspertimit të kryer në Itali, mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike me qark – EAFD; të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar dhe me përmbajtje shumë të lartë të zinkut dhe hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, mangan, kalium, kalcium dhe squfur.

Kontrabandimi i mbetjeve drejt Tajlandës në korrik të vitit 2024 shkaktoi një alarm ndërkombëtar, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” e akuzoi Shqipërinë se po shkelte konventat ndërkombëtare për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Pas një viti e gjysmë hetim me zvarritje të pajustifikueshme. Mbërritja e akt-ekspertimit të mbetjeve nga Italia ishte prova e fundit e një serie veprimesh hetimore të kryera nga Prokuroria e Durrësit, e cila kërkoi në gjykatë 33 masa sigurie për drejtuesit e kompanisë turke “Kurum”, drejtuesit e kompanisë eksportuese “Sokolaj” si dhe zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, drejtorisë së Doganave në Durrës si dhe punonjësit e disa kompanive të tjera të akuzuara për shkelje të legjislacionit mbi trajtimin e mbetjeve.

Sipas vendimit për masa sigurie eksportimi i 102 konteinerëve drejt Tajlandës në korrik të vitit 2024 tregoi se i gjithë zinxhiri mjedisor për monitorimin dhe trajtimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri nuk funksionon – ndërkohë që kompani private dhe zyrtarë publikë akuzohen se janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm.

Në qendër të skemës qëndrojnë kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj” shpk, të cilat edhe pse ishin në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve, akuzohen se kanë kryer falsifikime dhe veprime të tjera për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjeve, duke shmangur detyrimet ligjore vendase dhe ndërkombëtare për trajtimin e tyre.

Përveç ngarkesës së bllokuar pas alarmit të ngritur nga organizata “Basel Action Netëork”, hetimi ka zbuluar se kompania “Sokolaj” kishte kryer edhe tre ekporte të tjera të mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës në periudhën nëntor 2023- korrik 2024.

Kujtojmë që Kurum International ka eksportuar qindra ton mbetje industriale të rrezikshme, të maskuara si “oksid hekuri”, drejt Tajlandës përmes Portit të Durrësit.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Durrësit vendosi 33 masa sigurie për skandalin e kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme, mes të cilave 26 masa „arrest me burg” dhe 7 masa të „arrestit në shtëpi”.

Ndaj administratorit të kompanisë „Kurum International” Erdal Demir dhe shtatë drejtuesve të tjerë u vendosën masat e arrestit me burg për veprat penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara, falsifikimit të dokumenteve, menaxhimit të mbetjeve si dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Me të njëjtat akuza u vendosën masa arresti me burg për pronaren e kompanisë Sokolaj, Gjovana Sokolaj, ish-administratoren Oliziana Pemati dhe administratorin e një kompanie kroate, Doni Sokolaj.

 

Masat e sigurisë

 

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg.

Yusuf Sezai Kurum  Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg.

Gjovana Sokolaj  Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg.

Doni Sokolaj . Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg.

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg.

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg.

Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg.

Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg.

Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg.

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit të shitjeve në “Kurum” në arrest me burg.

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak.

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg.

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg.

Nazif Bajrami    Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg.

Andon Prifti    Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg.

Petrit Qosja   Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg.

Julian Kapedani    Dega e Doganës Durrës në arrest me burg.

Indrit Likaj        Dega e Doganës Durrës në arrest me burg.

Helidon Lila     Dega e Doganës Durrës në arrest me burg.

Edmond Voda    Dega e Doganës Durrës në arrest me burg.

Shkëlqim Jakupi   Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo    Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg.

Gazmend Sina    Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg.

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg.

Arta Dollani    Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak.

Marjeta Përlala  Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak.

Dritan Seferaj   Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg.

Kledina Skëndo   Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak.

Bujana Tonçiça   Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak.

Evis Mellonashi   Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak.

Kejdi Ahmetaj     Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg.

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak.

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg.