Martin Henze/ Shqipërisë i duhet shumë shpejt një qeveri e re. Mini-Shengeni i shërben Serbisë së Madhe dhe jo shqiptarëve

702
Sigal

Martin Henze: Shqipërisë i duhet shumë shpejt një qeveri të re

Kombi shqiptar duhet të vendosë tani nëse dëshiron të bëhet anëtar i një Serbie të Madhe nën ndikimin rus dhe të heqë dorë nga kultura e tij mijëravjeçare dhe të vazhdojë të vegjetojë në një narko-shtet të Ramës dhe të humbasë më në fund rininë, fëmijët e saj; apo dëshiron të ruajë identitetin, kulturën dhe vlerat e saj, si dhe pavarësinë ekonomike dhe të gjejë të ardhmen e saj në BE”. Është kjo deklarata që vjen nga eksperti gjerman për rajonin, Martin Henze, i cili në një intervistë shprehet se nëse shqiptarët e dëshirojnë BE-në, atëherë Shqipërisë i duhet shumë shpejt një qeveri të re.

  1. Henze, ç’mendim keni për marrëveshjen mini-Shengen midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut?

Pikë së pari, më lejoni të theksoj se ekziston vetëm një marrëveshje Shengen, që BE-ja po heq kontrollet në dogana. Është një strukturë juridike shumë e ndërlikuar e shteteve brenda BE-së. Parakushti themelor është që këto janë shtete demokratike, përndryshe sistemi Shengen nuk do të funksionojë. Në Shqipëri, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare u shfuqizuan dy vjet më parë nga administrata Rama dhe as Serbia nuk ka një sistem të sundimit të ligjit. Prandaj, mini-Shengen nuk ekziston. Kjo është përpjekja për një marrëveshje midis kryeministrit serb dhe atij shqiptar për të mbështetur njëri-tjetrin personalisht. Në këtë mënyrë, Rama në thelb po tradhton kombin shqiptar. Ekziston vetëm një marrëdhënie midis qeverisë serbe dhe asaj shqiptare. Të dyja qeveritë dhe partitë qeverisëse drejtohen nga politikanë autoritarë dhe klika korruptive, ato gjithnjë e më shumë po largohen nga demokracia dhe sundimi i ligjit. Të dyja qeveritë me siguri nuk mund as të heqin dorë nga fjala sundim i ligjit. Nëse sundimi i ligjit do të funksiononte në të dy vendet, Vuçiç dhe Rama nuk do të ishin kryeministra në Serbi e Shqipëri dhe të dy vendet do të ishin tashmë anëtare të BE.

Si e shpjegoni qëndrimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për këtë marrëveshje?

Sundimi i ligjit dhe demokracia në vetvete nuk ekzistojnë në Shqipëri. Ekonomia është në një gjendje shumë të keqe, investimet e huaja janë thuajse zero, ka vetëm trafik droge nga jashtë, papunësi e lartë, trafikim njerëzor, emigrim masiv i të rinjve, varfëri ekstreme, plakje të popullsisë në fshat, infrastrukturë e shkatërruar, korrupsion masiv në administratën e qeverisë Rama, manipulimi i zgjedhjeve parlamentare në 2017 në bashkëpunim me mafien, sipas shtypit ndërkombëtar, zhvillimi i paligjshëm i zgjedhjeve lokale në 30 qershor. Zgjedhjet e paligjshme lokale në Shqipëri janë shkelje e përhershme e Kushtetutës shqiptare nga qeveria Rama. Situata në Shqipëri shënohet nga rritja e trafikut të heroinës, shkelje e vazhdueshme e kushtetutës nga qeveria Rama, përndjeka e opozitës dhe gazetarëve kritikë, shpronësimi i qytetarëve pa mundur të mbrohen kundër shpronësimit përpara një gjykate. Shqipëria është në prag të falimentimit kombëtar. Janë mbyllur disa kontrata në ndërtimin e rrugëve dhe në sektorin e shëndetësisë, që referohen si PPP. Në realitet ato janë kontrata familjare midis qeverisë Rama dhe miqve të biznesit. Populli shqiptar po shfrytëzohet. Negociatat për anëtarësim në BE janë shtyrë, një katastrofë e vërtetë. Është mjaft e thjeshtë, qeveria Rama dëshiron heqë vëmendjen nga këto katastrofa, së pari një Shqipëri e Madhe, një ministri e përbashkët e jashtme me Kosovën, u festua nga Rama në pranverën e këtij viti, tani po festohet një Serbi e Madhe.

Dhe Serbia?

Kreu i qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiç ish-ministri i diktatorit Millosheviç, gjithashtu preferon të veprojë si apostull i pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i tij është një Serbi e Madhe. Kjo nuk mund të jetë në interes të Shqipërisë. Vuçiç ka marrëdhënie mjaft miqësore me presidentin rus. Në pranverë, ai bëri një marrëveshje avionësh luftarakë me Putinin. Armët u dorëzuan përmes Rumanisë në korrik 2019, ku u ndaluan, dhe Rusia i dërgoi nga ajri.

Ai rregullisht ka organizuar manovra ushtarake serbo-ruse, afër kufirit me fqinjin e tij jomiqësor Kroacinë. Ai nuk është mik i NATO-s. Kjo nuk mund të jetë në interes të Shqipërisë, apo jo?

Shqipëria është anëtare besnike e NATO-s, një aleate e vërtetë e Perëndimit. A është kjo qeveria e Ramës? Bashkëpunimi i ngushtë me Kinën komuniste dhe tani me Serbinë, ngre dyshime serioze nëse Z. Rama është ende mik i Perëndimit. Të krijohet përshtypja se qeveria Rama po i nënshtrohet shtetit serb, madje po negocion me BE për këtë çështje. Kryeministri shqiptar është bërë si Vuçiç. Qeveria shqiptare po i dorëzon Beogradit fuqinë negociuese për kombin shqiptar për një nga çështjet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, çështjen e anëtarësimit në BE / Shengen. Kjo është diçka që duhet të imagjinohet.