Zbulohet telefonata, ja ç’i tha Brad Pitt Jenniferit pas ndarjes nga Jolie

543
Sigal

Ndarja e bujshme mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishte një nga ngjarjet më të komentuara dy vite më parë.

Çifti pas shumë vitesh vendosën të divorcoheshin dhe siç u raportua ndarja e tyre nuk ishte aspak paqësore.

Pas divorcit u tha se Brad u rikthye me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Aniston me të cilën u nda pasi njohu Angelinën.

 

Mirëpo, një gjë e tillë u mohua nga të dyja palët.

Së fundmi burime për ‘Us Weekly’ kanë treguar se Brad pasi i dha fund martesës me Jolie ka telefonuar ish-partneren e tij Jennifer me të cilën ka pasur dhe një bisedë.

Burimet tregojnë që Brad i ka thënë aktores se po kalonte një periudhë të vështirë me Angelinën dhe madje i ka kërkuar falje për deklaratën që tha pas ndarjes së tyre, ku u shpreh se martesa me Aniston ishte bërë e mërzitshme dhe e lodhshme.

Kujtojmë që pas ndarjes së tij me Angelina Jolie, Brad i rregulloi marrëdhëniet me Aniston dhe madje ishte i ftuar dhe në 50 vjetorin e ditëlindjes së sa