Ç’do të ndodhë me Arilena Arën dhe përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Eurovision’

322
Sigal

Festivali “Eurovision 2020” nuk u mbajt këtë edicion dhe u shty për vitin tjetër. Shkak për këtë u bë pandemia e Covid-19.

Ndërkohë që vendi jonë pritej të përfaqësohej me këngëtaren Arilena Arën, tashmë nuk dihet konkretisht se çfarë do të ndodhë.

Gazetari Andri Xhahu, i njohur për pjesëmarrjen prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë, ka treguar çfarë pritet të ndodhë në vazhdim.

Ai ka deklaruar se disa shtete kanë menduar që në Eurovizion të dërgojnë të njëjtët artistë të këtij viti me të njëjtin projekt ose me një të ri.

Ndërkohë shtetet si Italia apo Suedia që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do dërgojnë një të ri.

Këtë gjë pritet ta bëjë edhe Shqipëria.

Pra, në “Eurovision 2021” do të na përfaqësojë fituesi i ardhshëm i festivalit. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.