“U rritëm si klasë punëtore”/ Beckham “ironi” me gruan: Ty të çonte babi me Rolls Royce në shkollë

96
Sigal

Dokumentari për David Beckham në Netflix, ka tërhequr mjaft shikues, të interesuar për karrierën dhe jetën private të legjendës së Anglisë.

Dokumentari ka patur edhe momente gazmore dhe ironike, siç ishte batuta e Beckham me bashkëshorten e tij Victoria, e cila pretendoi se është rritur në familje të klasës punëtore.

“Ne jemi shumë shumë klasë punëtore”, tha ajo.

Beckham ndërhyn dhe e pyet Victorian, se me çfarë makine e dërgonte babai në shkollë.

“Tregohu e sinqertë, me çfarë makine të çonte babai në shkollë?”, pyet ai.

Stilistja u përgjigj: “Okej, në vitet 80′ babai im kishte një Rolls-Royce”, një ndër makinat më luksoze në planet.

“Epo nuk është një përgjigje e thjeshtë, varet”, shton stilistja.

Dokumentari mbi jetën e Beckham, vjen në Netflix me katër episode dhe ka shkaktuar mjaft reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.