U ndanë gjatë karantinës/ Çagatay Ulusoydhe e dashura fotografohen bashkë më të lumtur se kurrë

77

Çifti i famshëm i aktorëve Çagatay Ulusoy dhe Duygu Sarisin i dhanë fund lidhjes vetëm një muaj më parë. Mediat turke thanë se shkak i këtij vendimi është bërë karantina, të cilën ata po e kalonin bashkë në shtëpinë e Çagatay-t. Duygu u pa duke u larguar nga shtëpia dhe ishte e qartë që lidhja e çiftit ishte në krizë. Fatmirësisht, kjo krizë nuk ka zgjatur shumë, pasi ata janë fotografuar sërish bashkë nga paparacët. Në fotot që po qarkullojnë në media, çifti shfaqet më i lumtur se kurrë, sikur të mos ketë pasur asnjë krisje të marrëdhënies. Ata janë fotografuar në një varkë, duke shijuar detin e duke peshkuar – një pasion i hershëm i aktorit të famshëm të serialeve turke. Në një foto tjetër ata shfaqen duke u puthur për t’i treguar botës së dashuria e tyre i ka rezistuar kohës dhe të gjitha vështirësive që u kanë dalë para.

foto galeri

foto galeri

foto galeri