‘E nxora në pritë për para’/ Zbardhet dëshmia e të dashurës së Hekuran Billës

329
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Hekuran Billa, i cili u vra në 11 qershori në zonën e Komunës së Parisit. Në dëshminë e saj, Adiola Lakra, e cila u arrestua dje në mbrëmje nga Policia e Beratit, ka rrëfyer se ka qenë e dashura e Hekuran Billës. E reja ka treguar se nipi i Prel Markut, Sebastian Mali i kishte thënë që të miqësohej dhe të lidhej me Billë, që 1 vit më parë. ‘Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën’, mësohet të jetë shprehur ajo. Ajo ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes, ndërsa theksoi se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para. Mes të tjerash e reja tregoi se ishte njohur me 40-vjeçarin para 1 viti. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.