Protesta / Mijëra qytetarë te Kryeministria : “Poshtë komunizmi”, “Rama ik”

218
Sigal

Vijon në ditën e pestë protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.

Tashmë protestuesit janë duke u drejtuar tek Kryeministria. Ndërsa marshojnë, ata dëgjohen që të thërrasin “Rama ik!” apo edhe “Poshtë komunizmi!”.

Protesta e ditës së sotme është më masive. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës dhe duke denoncuar sjelljen e qeverisë si një regjim policorë.

Mijëra të rinj ndodhen para Kryeministrisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi që frymëzon dhe urdhëron sjelljen jo ligjore të Policisë së Shtetit.

Protesta është e qetë dhe nga ana e protestuesve nuk ka asnjë akt dhune apo provokim ndaj policisë së shtetit. Prapa godinës ku ndodhet zyra e Edi Ramës ndodhen me qindra policë me skafandra dhe autoblinda.