Floida Kërpaçi : Dje ishte Klodiani, nesër mund të jetë kushdo tjetër i ri

205
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në marshimin paqësor ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës.

Kërpaçi ka thënë se sot nuk vjen për politikë në këtë marshim, por si qytetare dhe e re. Ajo theksoi se në Shqipëri nuk ka siguri për jetën, teksa dje ishte Klodian Rasha, kurse sot mund e nesër mund të jetë kushdo tjetër i ri.

‘’Unë jam moshatare me të. Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti.’’- tha Kërpaçi.