Igumenicë/ Sekuestrohen 81 kg marijuanë, në pranga shoferi

272
Sigal

Sekuestrohen 81 kg marijuanë në Igumenicë të Greqisë. Mësohet se në kuadër të operacionit nga antidroga e Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Igumenicë, u vu në pranga një 52-vjeçar grek. Mësohet se droga ishte fshehur në një furgon, në një vend të improvizuar enkas, brenda të cilit kishte 15 pako me 81 kg marijuanë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 1250 euro dhe 1 celular. Policia greke ka përforcuar shërbimet në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës, duke bashkëpunuar edhe me anti-drogën e Selanikut dhe atë të Athinës.