Aksidenti tragjik që i mori jetën shqiptares në Itali, fjalët prekëse të shoqes së Xhesikës

Mesazhe të “mbushura” me dhimbje janë fjalët e miqve të shqiptares që humbi jetën në mes të natës në Romë.
Pas lajmit që bëri bujë në Itali, por edhe në vendin tonë, miqtë e Xhesika Gjinaj kanë publikuar fjalë të ndjera për shqiptaren, ku i premtojnë se nuk do e harrojnë kurrë.
“Ishe aq e bukur. Por unë gjithmonë do të mbaj mend si disa vite më parë: Xhesika e vogël, me syze të trasha, flokët e çrregullt, e brishtë, e ëmbël. Xhesika e vogël me ëndrra të mëdha, aq të mëdha sa sytë e tu me ngjyrë lajthi. Kudo që të jesh tani, qofsh e lumtur”, shkruan mikesha e saj.
Aksidenti ndodhi rreth orës të dielën 03:30 në afërsi të Romës, ku makina “Mini Cooper” doli nga rruga dhe u përplas me një mur.
Alarmi u dha nga disa shoferë, të cilët ishin dëshmitarë të aksidentit të tmerrshëm. “Mini Cooper-i” po udhëtonte për në Guidonia, kur u përplas me murin e një restoranti.
Brenda automjetit ishin 4 të rinj: Xhesika Gjinaj, 19 vjeçe, Ambra Shaljani, 18 vjeç si dhe dy italianët, Federico B. dhe Riccardo M, që fatkeqësisht mbetën të vdekur në vend.
NOA