Mjeshtri i publicistikës Dritëro Agolli nderohet edhe nga mediat e huaja

1274
Alen Boske, (“Le Figaro”, datë 26 korrik 1990)
– Jashtë shtigjeve të rrahura, fjalët fyese me humor të një shkrimtari me përmasa universale –
Sot na u dha rasti të lexojmë romanin e parë të përkthyer në frëngjisht të një shkrimtari tjetër, Dritëro Agolli. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” na befason shumë, aq më tepër mbasi kjo satirë i përket vitit 1972, epokë kur nuk mund të bëhej fjalë aspak për liberalizim nga ana e Tiranës. Deri tani vetëm disa tekste të Dritëro Agollit ishin botuar në revistat tona pa tërhequr vëmendjen në mënyrë të veçantë. Ai ka lindur më 1931, ka kryer studimet universitare në BRSS, ashtu si pjesa më e madhe e intelektualëve të brezit të tij. Shumë romane i siguruan atij një famë të qëndrueshme në vendin e tij. I përkthyer në afro gjashtë gjuhë, ai është bërë sot kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, megjithëse ka një çiltërsi dhe një liri mendimi të jashtëzakonshme.
Tronditje të shoqërisë 
Pierr Morrij 
(Marrë nga gazeta belge “Le Soir”, datë 27 qershor 1990.)393 
Shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli kritikon ashpër burokracinë e vendit të tij 
Kështu pra, Ismail Kadare nuk është më i vetmi shkrimtar shqiptar i përkthyer në frëngjisht. Në fakt, lexuesit që kanë kureshtje të lexojnë se çfarë shkruhet tani në këtë vend me kufij kaq pak të kapërcyeshëm, kanë tanimë në dispozicion të tyre një “Antologji të prozës shqiptare’, e prezantuar nga Aleksandër Zoto, dhe së fundi një libër me titull “Përmbledhje poezish të zgjedhura”, kushtuar poezisë së këtij vendi. 
Por një roman kaq me bazë sa “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nuk është botuar deri para pak kohësh. 
UBU në Shqipëri 
Shqipëria, sikur të kishit qenë atje, por për fat të mirë që nuk keni qenë, njihet në sajë të talentit satirik të romancierit Dritëro Agolli. “Socializmi nënkupton llogaritë e shërbimit dhe kontabilitetin”. Kjo frazë e shokut Zylo, përgjegjës i Zyrës për Çështjet kulturore, jep tonin: një portret qesharak dhe pak i hidhur, megjithatë pa manekizëm, i funksionarit shqiptar, i zellshëm në të gjithë shkëlqimin e tij socialist. 
(Shkruar në revistën “L’illustre” të Lozanës, Zvicër, gusht 1990) 
Satirë e tmerrshme 
Dritëro Agolli, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, është gjithashtu një rast i veçantë, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është një satirë e tmerrshme ndaj të privilegjuarve të sistemit. 
(Marrë nga Figaro Magazine”, 26 maj 1990, shkruar nga publicisti Robert Lacontre në një artikull për Shqipërinë) 
Sigal