Në ditën e tij të lindjes, aktorja e njohur uron bashkëshortin publikisht: Ja dedikimi plot dashuri…

284
Sigal

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka zgjedhur të urojë publikisht bashkëshortin e saj në ditën e tij të lindjes duke i uruar fjalët më të ndjera.

“Edhe 100 shpirti im, gjysma ime, Eldo ime. Gëzuar 31-vjetorin dashuri. Ndoshta ta kam thënë e stërthënë po çdo ditë e më shumë të dua, të besoj, të respektoj, të ndjej, të adhuroj, të kuptoj e kam nevojë për ty dhe për gjithçka tënden. Zoti na bekoftë së shpejti me një tjetër dashuri të madhe si e para dashuri, Desantinin. Zoti të bekoftë”, ka shkruar Delinda krah postimit të fundit ku shfaqet pranë dashurisë së saj më të madhe.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja i shpreh publikisht dashurinë partnerit të saj, pasi shpeshherë ajo e ka falenderuar në postime të ndryshme edhe për mbështetjen që ai i ka dhënë.