Tuna: Roberti dhe Nora nuk kanë vlerë për mua

710
Sigal

Debati mes Tunës dhe çiftit të bashkëshortëve Nora Istrefi e Robert Berisha ka pushtuar titujt e mediave rozë.

Dhe këngëtarja e famshme Tuna për herë të parë ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje duke thënë se për të Robert dhe Nora nuk kanë asnjë vlerë.

Në një intervistë për ‘Prive’, ajo nënvizoi se e rëndësishme për të është vetëm familja e saj.

Tuna: “Nuk e kam komentuar sepse për mua nuk kanë vlerë. E vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton, unë , Tiani dhe Patrisi. Krejt të tjerë janë të parëndësishëm për jetën time, mendimet e tyre janë të parëdësishme.”

Tuna ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private dhe del shumë pak në media.

Këngëtarja tha se ka vendosur që të kufizojë më shumë jetën e saj për hir të familjes që ka krijuar.

Tuna: “Kam vendosur që jetën time ta mbroj më shumë hermetikisht, më dallim nga herët e tjera. Sepse dua të mbroj familjen time, fëmijën tim dhe lidhjen time martesore. Nuk mund të them që nuk kemi pasur probleme se do të tingëllonte shumë banale, sepse nuk ka familje pa problem. Megjithatë problemet tona janë të masave shumë të vogla. Për lidhjen tonë ja ka vlejt çdo sakrificë sepse kemi një djalë të mrekullueshëm për të cilin mundohemi të jemi prindër shumë të mirë dhe shembullor.

Patrisi punën e tij si baba e bën shumë mirë, është babai i mrekullueshëm dhe kjo ka pasur rëndësi për mua.”