Dafina Zeqiri nuk fshihet më, publikon foton e ëmbël me Dj Geek

828
Sigal

Pasi u konfirmua lidhja mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe DJ-it të njohur Geek, u tha se çifti kishte një arsye përse e mbajtën të fshehur romancën e tyre.

Dafina e mohoi fillimisht lidhjen, pasi ajo ka qenë “e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike”.

Por tashmë dyshja nuk i fsheh më ndjenjat. Pas disa videove ku shfaqej duke u përkëdhelur me Dj Geek, sot këngëtarja ka publikuar një foto të re shumë të ëmbël.

Ajo shfaqet krah partnerit e veshur sportive me një kapele bejsbolli ndërsa ka afruar faqen e saj pranë fytyrës së tij për ta puthur.

Pak ditë më parë edhe vetë Dj-i publikoi fotot romantike duke u puthur me këngëtaren, për të pranuar njëherë e mirë se janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë.

Dafina Zeqiri ka qenë tepër e përfolur për lidhjet e saj edhe për faktin se i ka bërë publike.

Ajo ka pasur një histori dashurie me Ledri Vulën, të cilës i kanë dhënë fund 8 vite më parë.

Asokohe u përfol se ata e kishin zyrtarizuar me fejesë lidhjen e tyre, mirëpo në momentin që na dukeshin më të dashuruar se kurrë Ledri dhe Dafina i dhanë fund duke i zhgënjyer të gjithë fansat e tyre.

Pas ndarjes Dafina nisi një histori dashurie me domenikanin Jose, me të cilin gjithashtu nuk shkoi mirë.