Theu rregullat e koronavirusit, pezullohet xhirimet e klipit të ri të Dua Lipas

265
Sigal

Xhirimet e klipit të ri të këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa janë pezulluar pasi nuk është respektuar protokolli i pandemisë.

Sipas “The Sun”, këngëtarja është parë të mërkurën në Shoreditch në xhirime me një grup të madh kërcimtarësh dhe stafi.

Videoklipi do të xhirohej brenda një dyqani të vogël dhe sipas masave të fundit kundër koronavirusit, grumbullimet me kaq shumë njerëz janë të ndaluara.

Burimet kanë thënë që njerëzit në videoklip nuk po respektonin distancën sociale dhe kjo kishte një rrezikshmëri të lartë duke vëzhguar situatën pandemike.