Snoop Dogg dhe Dr. Dre gati për albumin e ri

75
Sigal

Është konfirmuar që Snoop Dog dhe Dr.Dre janë në përgatitje të një albumi të ri.

Gjatë një paraqitjeje në ‘podcast’-in e Stephen A. Smith, Know Mercy, Snoop foli për lidhjen e tij me Dre dhe evolucionin e marrëdhënies së tyre simbiotike.

Pasi theksoi bashkëpunimet e tyre të hershme, legjenda zbuloi se ai dhe Dre filluan të punonin në një album gjatë verës.

“Ju jeni i pari që e dëgjoni këtë: Unë dhe Dr. Dre kemi punuar në një album për dy muajt e fundit dhe do të përfundojë në nëntor”, i tha ai Smithit.

“Dhe është prodhuar nga Dr. Dre. Është përvjetori ynë i 30-të i Doggystyle. Dhe emri i albumit është Missionary”.

“Përse këtë emër?”, e pyeti moderatori.

“Sepse albumi i parë ishte Doggystyle”, u përgjigj Snoop.

Thashethemet për një projekt nga Snoop dhe Dre kanë rrjedhur që nga fillimi i vitit, pasi u panë bashkë në një studio muzikore duke përfshirë këtu edhe reperin Eminem.

Pas vitesh me NWA, Dre nisi karrierën e tij solo me këngën e tij të vitit 1992 “Deep Cover”, e cila shënoi bashkëpunimin e tij të parë me Snoop. Ata më pas bashkuan forcat në albumin debutues të Dre, “The Chronic”, përpara se të bashkoheshin në “Doggystyle”.

Që atëherë, yjet e kanë cilësuar veten si një nga dyshet më të fuqishme të hip hopit.