Grabitje me armë në Shkodër? Policia tregon si ndodhi ngjarja: Pronari i banesës ka bërë denoncim për vjedhje por….

154
Sigal

Policia e Shkodrës ka sqaruar publikun për lajmin e publikuar në media se vjedhja në fshatin Kosmaç, nuk ka qënë me armë.

Sipas njoftimit zyrtar, vjedhja është raportuar nga i zoti i banesës dhe autorët i ka parë në momentin e largimit nga vendngjarja por nuk kanë pasur armë me vete. Grupin hetimor i ka kaluar materialet prokurorisë dhe kërkon nga mediat që përpara se të përcillet lajmi tek qytetarët të marin burim të saktë nga policia.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, në të cilin pretendohet për vjedhjen me armë të një shume parash, në një banesë, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, sqarojmë se:

Në fshatin Kosmaç nuk ka ndodhur vjedhje me armë, por më datë 25.09.2022 ka patur një vjedhje që është denoncuar nga vetë i zoti i banesës, i cili ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur vjedhja, në banesë nuk ka qenë asnjë person. Gjithashtu, ai ka deklaruar se autorët e vjedhjes i ka parë në momentin që janë larguar nga banesa dhe nuk ka vënë re që të kenë patur armë me vete.

Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë informacione që kanë të bëjnë me punën e Policisë, të kërkojnë informacion zyrtar, me qëllim përcjelljen e informacionit të saktë dhe të vërtetë te qytetarët.