Ndeshja me Partizanin në “Loro Boriçi”, Vllaznia publikon çmimet e biletave

212
Sigal

Vllaznia dhe Partizani luajnë të premte në 17:45 për javën e shtatë të Superligës. Ndeshja e “Loro Boriçit” pritet me interes nga dy skuadrat, që kërkojnë pikë për objektivat sezonalë.

Klubi shkodran ka nxjerrë në shitje biletat e këtij dueli, me çmimin më të lirë që është 200 lekë. Ulja e çmimit të biletave është një thirrje për tifozët në Shkodër, në një ndeshje të rëndësishme kundër Demave.

Njoftimi:

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme do të nisë shitja e biletave për supersfidën Vllaznia- Partizani, e vlefshme për javën e shtatë të “Abisnet Superiore”. Ndeshja do të luhet në Shkodër, ditën e premte, dt. 08 Tetor 2022 ,ora 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Oraret e shitjes së biletave tek biletaria e stadiumit, për këtë takim janë:
– E mërkure, dt. 05 tetor 2022, Ora 10.00 – 19.00
– E enjte, dt. 06 tetor 2022, Ora 10.00 – 19.00
– E premte, dt. 07 tetor 2022, Ora 10.00 – 18.00
Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtesë, para hyrjes kryesore të stadiumit.
Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:
Në Shkodër:
– Tek dyqani UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”
– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë Karburant Bolv-Oil.
Në Koplik:
– Tek VODAFONE SHOP,në Qendër të qytetit të Koplikut.
Në këto pika biletat do të shiten që nga dita e sotme, dt. 03 Tetor 2022 deri ditën e ndeshjes.
Ejae dhe ti!