Shtatzënë për herë të dytë, reperja shqiptare zbulon gjininë e foshnjës: Mezi po pres të takoj

246
Sigal

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi është shtatzënë për herë të dytë.

Përmes një fotografie të fundit në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar gjininë e foshnjës.

Gjira edhe më herët kishte publikuar imazhe me barkun e rrumbullakosur, mirëpo nuk kishte treguar gjininë e fëmijës ende.

Ndërsa kësaj radhe ajo dukej mjaft e lumtur për të dhënë lajmin se do të sjellë në jetë një vajzë duke thënë se do të jenë shoqet më të mira.

“Kjo më duket kaq e pavërtetë. Mezi pres të takoj vajzën time të vogël..

Shpresoj se do të jemi shoqet më të mira dhe nuk do të ndihesh e bezdisur ose të zënë ngushtë nga unë para miqve të tu për faktin se kurrë nuk do të veproj si një “nënë tipike” …. por të lutem mos sill djemë në shtëpi .. babi do të na vrasë …”, ka shkruar Gjira.