Shkodra “vatër e nxehtë” e koronavirusit, Bujar Qamili bën komentin epik: E hëngrëm në…

320
Sigal

Këngëtari i muzikës popullore Bujar Qamili ka folur mbi atë që po përjeton Shkodra, e konsideruar si ‘vatra e nxehtë’ e koronavirusit. Në një lidhje me Skype, me emisionin “Vizioni i Pasdites”, me humor, Qamili tha se shkodranët e pësuan në minutën e fundit, si Vllaznia.

“Ne shkodranët në fund e hëngrëm. Edhe ne si Vllaznia, në minutë të fundit. Është hera e parë në jetën time që kam qëndruar kaq shumë dhe kaq gjatë në shtëpi. Ne artistët i kemi të përjavshme udhëtimet  jashtë shtetit udhëtime dhe na ka bërë mirë që të qëndrojmë afër familjes. Nuk duhet të dalim nga shtëpia kjo është gjë e mirë. Çdo udhëzim që jepet nga mjekët duhet zbatuar me rigorozitet. Ne në qytetin tonë mundohemi të jemi mirë duke parë se çfarë po ndodh me Italinë, zoti na ka ruajtur,”- tha Qamili