Koronavirusi, Ulsi Manja si “virus” dhe heshtja e Gramoz Ruçit

379
Sigal

Të gjithë jemi duke u marrë me koronavirusin dhe mbetet normale pasi flitet për jetën dhe shendetin. Por pikërisht kur asnjeri nuk e ka mendjen të punët e PARLAMENTIT, as edhe media, pikërisht Ulsi Manja, kryetari i komisionit të ligjeve vazhdon në heshtje planet e tij. Sikur të mos ishte Instituti i Studimeve Politike çdo gjë do të kalonte në normalitetin e koronavirusit. Por ISP ka kapur mat, me zë dhe figurë, Ulsi Majën në miratimin e disa projektligjeve, rrëzimin e dekretëve dhe makinacione të tjera politike, gjithnjë në shërbim të Rilindjes.

“Praktika e punës online e Kuvendit është një situatë e imponuar, por në Shqipëri nuk ka përvojë dhe në një vend ku standardet e transparencës janë minimale, kjo praktikë mund të ndikojë në thellim të cenimit edhe më tej të këtyre standardeve. ISP po ju paraqet sot një ilustrim nga mbledhja e parafundit e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, komisioni më i rëndësishëm në procedurën parlamentare.

Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste kur fjalitë & fjalët e relatorit të ligjit mungojnë, nuk dëgjohen ose nuk kuptohen. Ky është një dokument zyrtar dhe nëse praktika të tilla vijojnë në këtë formë, dokumenti humbet vlerën e të qenit zyrtar, aktet e miratuara humbasin vlerën e praktikës ligjore dhe vetë Kuvendi humbet shumë në besueshmërinë e punimeve dhe të produkteve ligjore të tij”,- thuhet në reagimin e ISP.

Sikur të mos mjaftonte kjo që u kap mat Ulsi Manja në pazaret e Rilindjes, duhej që Gramoz Ruçi, kryetari i Parlamentit ti kthente urgjent këto mbledhje të komisionit të ligjëve, pasi asnjë vendim i marrë në këto kushtet, siç publikon ISP, nuk mund të jetë i ligjshëm.

Rilindja e Manjës, me sa duket po i intereson situata e koronës, pasi mbarojnë punë pa zhurmë sepse publiku nuk e ka mendjen aspak se ç’bën e harton parlamenti me komisionet e tij. Ndërkohë koronavirusi është kthyer në aleat të mazhorancës, e cila djallëzisht po vepron në këto javë për të mbaruar punët e saja, kur të gjithë jemi me sy e veshë në mbijetesë.