Derogimi si kufizim i të drejtës dhe jo shuarje e saj

642
Sigal

Nga Dr. Margarita Kola

Neni 8 pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shprehet se Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të Shqipërisë.Në vazhdim Nenet 15 dhe 17 të Kushtetutës nënvizojne se organet e pushtetit në përmbushje të detyrave të tyre duhet jo vetëm të respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve por edhe duhet të kontribuojnë në realizimin e tyre ; këto liri dhe të drejta mund të kufizohen vetëm me ligj për shkak të interesit publik;kufizimi i tyre duhet të jetë në përpjestim me gjëndjen që e ka diktuar dhe në asnjë moment nuk mund të tejkaloj as kufizimet e përcaktuara nga Konventa Europiane e të drejtave të Njeriut dhe as te cënoj thelbin e këtyre të drejtave themelore.

Por le të ndalemi në dy momente për të analizuar pasojat; përpjestimi i kufizimit dhe mos cënimi i thelbit të së drejtës.
Në situatën e pandemisë kur është kufizuar lëvizja për shkak të distancimit social vendimi i qeverisë për të mbyllur kufijtë që në krye të herës nuk ka qënë në përputhje me kushtetutën sepse duhet të ishte ligj pra duhej të ishte miratuar nga parlamenti dhe jo nga qeveria.

Qeveria nxjerr akte ndërsa parlamenti nxjerr ligje.Nese ndaj mendimin qe mbyllja e kufirit ishte e drejte kjo nuk do te thote qe per menyren si u procedua ndaj te njejtin mendim. Në kushtet kur kjo shkelje është bërë fakt i kryer dhe kufizimi i lëvizjes ka ndodhur atëherë lënia jashtë kufirit e nënshtetasve shqiptar pra mohimi i plotë i hyrjes së tyre ne territorin shqiptar nuk është në të njëjtin përpjestim as me masën që eshtë vendosur për qytetarët shqiptar brënda kufirit por as në proporcion me situatën që e ka diktuar.Gjithashtu, lënia e qytetarëve shqiptar në mes të katër rrugëve nuk i shërben as interesit publik sepse edhe sikur këta qytetare të testojnë pozitiv kundrejt virusit, gjë të cilën nuk e dimë akoma këta qytetarë duhet të trajtohen si gjithë të infektuarit e tjerë dhe per më tepër në kushtet kur virusi tashmë është përhapur brenda vendit çfarë interesi publik mund të cënohet.

Keta të infektuar përpara se të jenë të tillë janë qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe si të tillë kanë të drejtë në bazë të nenit 55 të kushtetutës të marrin marrin kujdes shëndetësor në mënyrë të barabartë me të tjerët.Veprimi për mos të lejuar hyrjen e tyre në Shqipëri është një veprim në kundërshtim me nenet 8/2;15 ; 17 dhe 55 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri ky rast nëse shkon për gjykim në Gjykatën e të Drejtave të Njeriu në Strasburg ka gjasa të fitohet në favor të qytetarëve.
Justifikimi se janë në tokë neutrale nuk ka sens juridik dhe nuk gjen vend në asnjë referencë ligjore.Cdo jurist profesionist nuk do kishte kurajo te merrte persiper nje debat te tille.

Ky veprim bie ndesh me Nenin 17 të Konventës Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut që citon se “Asnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk mund të interpretohet se i jep një Shteti, grupimi ose individi, të drejtë që të përfshihet në ndonjë veprimtari ose të kryejë ndonjë akt që synon cënimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në këtë Konventë ose kufizime më të gjera të këtyre të drejtave ose lirive sesa është parashikuar në Konventë”.
Pra,Konventa dhe Kushtetuta në të njëjtën kohë flasin vetëm për kufizime të drejtash pacënuar thelbin e tyre cilado qoftë situata dhe në interpretim rigoroz të nenit 15 të Konventës për derogimin e të drejtave në raste të jashtëzakonshme do flitej vetëm për kufizim të drejtash dhe jo shuarje të tyre pra në rastin konkret nuk mund të mohohej plotësisht e drejta e këtyre qytetarëve shqiptar per te lëvizur drejt atdheut të tyre e sanksionuar kjo ne Nenin 38 të Kushtetutës por vetem mund ti kufizohej kjo e drejtë për mos të lëvizur lirshëm brënda territorit në kushtet e situatës së jashtëzakonshme.Lënia jashtë kufirit është not kufizim të drejte por mohim i së drejtës themelore të tyre drejt vendbanimit të tyre në Republikën e Shqipërisë.

Së fundmi, konform Nenit 60 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë avokati i popullit duhet të prononcohet publikisht me një letër të hapur mbi këtë çështje.Një “letër e mbyllur”nuk do të kishte asnjë vlerë dhe do të ishte shumë për tu duruar në kushtet kur njerëzit janë të mbyllur në shtepitë e tyre.

Edhe Fantazma e Gjykatës Kushtetuese do ta trembte COVID 19 pa folur për egzistencën e saj.