Shkëlzen Berisha poston foton e rrallë me të bijën maturante, të gjithë vëmendjen e merr komenti i Arminës

119
Sigal

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar si rrallëherë dhe pas shumë kohësh një foto me vajzën e tij, Medina.

Ajo është rritur tashmë dhe është maturante. Si vajza ashtu edhe djali i Shkëlzenit prej vitesh jetojnë në Suedi, me ish-bashkëshorten e Shkëlzenit, Sadijen.

“Nga çerdhja në maturë … in an eye blink … suksese Medina.”- shkruan ai krah fotove ku pozon i buzeqeshur me të bijën.

Nuk ka munguar një koment shumë i bukur as nga Armina Mevlani e cila shkruan “Ju dua”. Blogerja ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me fëmijët e partnerit të saj.